Page 54 - BKT Annual Report 2023
P. 54

54            BANKA KOMBËTARE TREGTARE



                         PËRGJEGJËSIA

                         SOCIALE E KORPORATËS



                        BKT drejton biznesin e saj e fokusuar në 5 grupe interesi; aksionarët, tregu, njerëzit tanë,
                        mjedisi dhe shoqëria.

                        Aksionarët – BKT ndan dhe mbetet e përkushtuar ndaj vlerave të kulturës korporative të Grupit dhe
                        kundrejt një fitimi të qëndrueshëm që mundëson kompaninë të jetë e suksesshme duke gjeneruar
                        vlera për aksionarët e saj dhe në të njëjtën kohë për të gjithë grupet e interesit.

                        Tregu – BKT është një bankë novatore e cila ofron zgjidhje bankare moderne, një gamë të gjerë
                        produktesh financimi dhe investimi të personalizuara, të krijuara për të përmbushur çdo nevojë
                        të klientëve qoftë ky individ, biznes apo institucion publik. BKT është taksapaguesi më i madh
                        në Shqipëri duke kontribuar kështu thelbësisht në rritjen e ekonomisë shqiptare. Dëshmi e kësaj
                        janë edhe mbështetja e vazhdueshme e shumë projekteve të mëdha të infrastrukturës, transportit,
                        telekomunikacionit, turizmit, prodhimit, etj. Ne udhëhiqemi nga një qasje e përqëndruar ndaj klientit
                        dhe synojmë të ofrojmë shërbim të lartë të klientit dhe të arrijmë kënaqësi maksimale të tij ndaj
                        shërbimeve tona për të 900,000 klientët tanë.


                        Njerëzit tanë – Ne vlerësojmë burimet tona njerëzore si aseti më i rëndësishëm i yni dhe u ofrojmë
                        atyre praktika pune të drejta dhe moderne, përfitime dhe paketa konkurruese, një kulturë të fortë
                        meritokracie, trajnime të cilat synojnë zhvillim dhe specializim të mëtejshëm mundësinë e ndërtimit të
                        një karriere të sukseshme ndërkohë që u sigurojmë një mjedis pune të sigurtë dhe të shëndetshëm.


                        Mjedisi – Ne kujdesemi për mjedisin ku operojmë dhe kryejmë veprimtarinë tonë të përditshme jo
                        vetëm në përputhje me legjislacionet Shqiptare por edhe bazuar në parimet tona të qëndrueshmërisë
                        mjedisore.
                        Ne kërkojmë vazhdimisht të përmirësojmë praktikat tona të biznesit për të rritur praktikat e gjelbra
                        dhe për të qenë një bankë miqësore me mjedisin.

                        Shoqëria – BKT njeh rolin e saj dhe mbështet shoqërinë dhe komunitetin nëpërmjet një programi të
                        larmishën të përgjegjësisë sociale të biznesit i cili është në linjë me objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm
                        të UN, ku më kryesoret janë shprehur më poshtë:


           OBJEKTIVI 1 | OBJEKTIVI 2
           PA VARFËRI DHE ZERO URI


           •   Banka mbështeti “Shoqatën e të Verbërve të Shqipërisë”
              në nismën “Të verbër por të etur për të lexuar” duke
              financuar krijimin e audio librave të cilët iu dhuruan
              ‘’Bibliotekës Kombëtare të të Verbërve’’. Kjo nismë i hap
              një dritare drejt dijes dhe imagjinatës të gjithë qytetarëve
              me humbje të shikimit.
           •   Stafi i Bankës grumbulloi dhe dhuroi produkte të
              shportës si edhe veshje dhe lodra për familjet në
              vështirësi ekonomike. 100 pakot e krijuara iu dorëzuan
              Kryqit të Kuq Shqiptar, Dega Tiranë dhe gjithashtu
              Banka organizoi një aktivitet festiv duke shpërndarë edhe
              pako ushqimore dhe dhurata për fëmijët e familjeve në
              vështirësi ekonomike në qytetin e Delvinës
   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59