Page 55 - BKT Annual Report 2023
P. 55
RAPORTI VJETOR 2023 55
OBJEKTIVI 4
ARSIM CILËSOR
• Gjatë vitit 2023 janë përfshirë në programin e internshipit 64 studentë, në profilet ekonomike, juridike dhe IT. Kohëzgjatja e praktikave
mësimore është 3 mujore, fazë në të cilën studentët njihen me procedurat dhe produktet e bankës duke asistuar në punën e përditshme
në njësitë ku janë përcaktuar. Pas përfundimit të praktikës, studentët inkurajohen të aplikojnë në pozicionet vakante që BKT ofron.
Bashkëpunimi me Ministrinë e Rinisë dhe Fëmijëve, ofron mundësinë e praktikës të gjithë studentëve përmes Programit Kombëtar të
Praktikave të Punës, në çdo rreth që BKT operon.
• Gjithashtu BKT është pjesë e programit Erasmus me Universite de Poitiers, Francë duke ju mundësuar çdo vit praktikën 3 studentëve
të përzgjedhur për të shkëmbyer eksperiencat dhe kulturën midis dy shteteve.
• BKT dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për bashkë-sponsorizimin e
programit të bursave “Chevening”. Nëpërmjet këtij partneriteti, BKT synon të inkurajojë të rinjtë shqiptarë nga e gjithë bota, të cilët
demonstrojnë potencialin më të madh për t’u bërë liderë, vendimmarrës, krijues të opinionit, të ndjekin programe prestigjioze akademike
në MB, të fitojnë njohuri dhe përvojë ndërkombëtare dhe më pas të kthehen dhe të kontribuojnë në progresin e Shqipërisë.
• BKT mbështeti aktivitetin e përvitshëm “Young Innovators” të organizuar nga Fakulteti i Ekonomisë, në kuadër të lëndës së Inovacionit.
Në konkurs morën pjesë 120 ide inovatore dhe fitues u shpall grupi 18 “Earthy Guide” i cili krijoi një shërbim që bashkon njeriun me
natyrën dhe jetesën e shëndetshme.
• Banka mbështeti Bashkinë Fushë-Arrëz për rikonstruksionin e Shkollës Iballë, shkollës së parë shqipe në 120-vjetorin e hapjes së saj.
Fondi i dhuruar mundësoi riparim të disa klasave dhe ambienteve të jashtme të shkollës.
• Në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave, BKT mbështeti një nga aktivitetet e organizuara në kuadër të “Java e Parasë
2023”, eseja më e mirë “Ndryshimet klimatike – përse janë të rëndësishmë për sektorin financiar në Shqipëri”. Tre studentet fituese
përfituan dhuratë një tablet dhe gjithashtu iu ofrua një praktikë pune 3-mujore pranë BKT.
• Në kuadër të përmirësimit të cilësisë së kushteve të mësimdhënies, banka ka mbështetur shkolla të ndryshme në Tiranë, Vlorë, Peqin,
Korçë, Pogradec me kompjuter, printera dhe fotokopje për laboratoret informatike. Gjithashtu janë mbështetur aktivitete edukative dhe
kulturore të organizuara nga nxënësit e shkollave si shfaqja teatrale ‘’Kopraci’’ organizuar nga nxënësit e shkollës ‘’ Fuat Babani’’, Bilisht
apo organizime seminaresh për zhvillim karriere për nxënës të shkollave të mesme.
OBJEKTIVI 5
BARAZIA GJINORE
• Banka është pjesë e organizatës United Nations Global Compact, iniciativa më e
madhe botërore për qëndrueshmërinë e korporatave. BKT është jo vetëm anëtare
e organizatës së Kombeve të Bashkuara “Global Compact” por edhe firmëtare
e Parimeve të Fuqizimit të Grave (Women Empowerment Principles – WEP),
duke njohur gjithmonë e më shumë kontributin e grave dhe vajzave, të cilat po
udhëheqin kauza të rëndësishme për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme
për të gjithë.Parimet e Fuqizimit të Grave (WEP) janë një grup parimesh që ofrojnë
udhëzime për biznesin se si të promovojnë barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave në
vendin e punës, treg dhe komunitet. Themeluar nga United Nation Global Compact
i OKB-së dhe UN Women, WEP-të janë të formuar nga standardet ndërkombëtare
të punës dhe të të drejtave të njeriut dhe të bazuara në interesin dhe përgjegjësinë
që kanë bizneset për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave. Parimet përfshijnë
pagë të barabartë për punë me vlerë të barabartë, praktika të zinxhirit të furnizimit të
përgjegjshëm ndaj gjinisë dhe zero tolerancë ndaj ngacmimeve seksuale në vendin
e punës.
• BKT iu bashkua UN Women in Albania për të disatin vit radhazi në nismën ‘’16 ditë
aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore ndaj grave dhe vajzave’’. Kështu banka
ndau në rrjetet e saj sociale si edhe rrjetin e ATM-ve mesazhe ndërgjegjësimi si edhe
organizoi një takim me Vodafone Albania Foundation ku u diskutua rreth aplikacionit
Bright Sky, një aplikacion falas që ofron mbështetje dhe informacion për këdo që
mund të jetë në një marrëdhënie abuzive ose për ata njerëz që njohin dikë në një
marrëdhënie të tillë.