Page 56 - BKT Annual Report 2023
P. 56
56 BANKA KOMBËTARE TREGTARE
OBJEKTIVI 7
ENERGJI E PËRBALLUESHME DHE E PASTËR
• Me qëllim sigurimin e energjisë elektrike të gjelbër dhe mbrojtjen e
mjedisit, BKT gjatë vitit 2023 ka financuar dhe vënë në efiçensë të
plotë ndërtimin e paneleve fotovoltake në tarracat e dy godinave të
saj. Fuqia e instaluar për sigurimin e energjisë elektrike në godinën
Qendrore të BKT në Lundër, është 212.22 kwp kurse ajo në
tarracën e Arkivës së BKT në Kashar është llogaritur 230.04 kwp.
Me këtë investim të kryer BKT arrin të sigurojë energjinë elektrike
për 30 % të nevojave të saj vjetore, për secilën prej godinave.
OBJEKTIVI 8
PUNË DINJITOZE DHE RRITJE EKONOMIKE
BKT është një nga punëdhënësit më të mëdhenj në treg i cili ofron
jo vetëm një ambient pune modern dhe me hapësira të mëdha por
gjithashtu një ambient të respektueshëm për të gjithë palët punonjës,
partnerë dhe klientë. Operacionet novatore të BKT përpos që sigurojnë
një fitim të qëndrueshëm për bankën, krijojnë një efekt zinxhir që prek
dhe përmirëson jetën e të gjithë palëve.
OBJEKTIVI 9
INDUSTRI, NOVACION
DHE INFRASTRUKTURË
• Inovacioni është një nga misionet e bankës për t’u dhënë
komoditet klientëve dhe stafit tonë. Ai përfshin zgjidhje dixhitale dhe
përmirësimin e proceseve për t’i bërë ato të thjeshta. Investimi në
infrastrukturën teknike për t’u dhënë klientëve mundësi të kryejnë
transaksione të shpejta dhe të sigurta, investimi në infrastrukturën
fizike për të përmirësuar vendin e punës dhe pikat ku ofrojmë
shërbim. Pjesë e strategjisë së novacionit janë edhe stafi i bankës
nëpërmjet një platforme online ku ata ndajnë ide për dixhitalizimin.
• Funksionalitete të reja shtohen vazhdimisht, për t’i mundësuar
klientit një gamë të gjerë shërbimesh që thjeshtësojnë jetën e tij.
• Ka filluar një projekt i ri i transformimit të degëve i emërtuar ‘’Easy’’,
një sinergji midis shumë departamenteve të bankës. Kjo nismë
synon reduktimin e ngarkesës së punës në degë dhe përmirësimin
e cilësisë së shërbimit të klientëve. Strategjia jonë bazohet në dy
shtylla - minimizimi i trafikut në degë duke reduktuar kështu kohën
e transaksioneve dhe gjithashtu minimizimin e radhës së pritjes.
• Në mbështetje të ngritjes së SOCRadar kombëtar nga ana e
AKCESK, BKT ka financuar blerjen e licensave për përdorimin e
platformës SOCRadar, i cili do të kontribuojë në një mjedis më
të sigurt për të gjthë operatorët e infrastrukturave kritike dhe të
rëndësishme në Shqipëri.
• Banka është e para në Shqipëri që futet në tregun e Pagesave
Elektronike nëpërmjet BKT Pay dhe produktit të tij kryesor,
portofolit dixhital “epara’’