Page 85 - BKT Annual Report 2023
P. 85
RAPORTI VJETOR 2023 16
Shënime mbi Pasqyrat Financiare të Konsoliduara për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2023
(shprehur në USD, nëse nuk është shënuar ndryshe)
(x) Klasifikimi dhe matja e detyrimeve financiare
Duke qenë se kontabiliteti për detyrimet financiare mbetet kryesisht i njëjtë sipas SNRF 9 krahasuar me SNK 39, detyrimet financiare
të Grupit nuk u ndikuan nga miratimi i SNRF 9. Detyrimet financiare të Grupit përfshijnë huatë e depozitave të klientëve nga bankat dhe
institucionet e tjera financiare, borxhi i varur dhe të tjera të pagueshme. Detyrimet financiare maten fillimisht me vlerën e drejtë dhe, kur
është e aplikueshme, përshtaten për kostot e transaksionit, përveç rasteve kur Grupi ka përcaktuar një detyrim financiar me vlerë të drejtë
nëpërmjet fitimit ose humbjes.
Më pas, detyrimet financiare maten me koston e amortizuar duke përdorur metodën e interesit efektiv, përveç derivativave dhe detyrimeve
financiare të përcaktuara në FVTPL, të cilat mbahen më pas me vlerën e drejtë me fitime ose humbje të njohura në fitim ose humbje
(përveç instrumenteve financiare derivative të cilat janë të përcaktuara dhe efektive si instrumente mbrojtëse). Të gjitha pagesat lidhur me
interesin dhe, nëse është e zbatueshme, ndryshimet në vlerën e drejtë të një instrumenti që raportohen në fitim ose humbje përfshihen në
kostot financiare ose të ardhurat financiare.
(xi) Instrumentet financiare derivative dhe kontabiliteti mbrojtës
Grupi zbaton kërkesat e reja të kontabilitetit mbrojtës në SNRF 9 prospektivisht.
Instrumentet financiare derivative llogariten me vlerën e drejtë nëpërmjet fitimit dhe humbjes (FVTPL) me përjashtim të derivateve të
përcaktuara si instrumente mbrojtës në marrëdhëniet mbrojtëse të fluksit monetar, të cilat kërkojnë një trajtim të veçantë kontabël. Për t’u
kualifikuar për kontabilitetin mbrojtës, marrëdhënia mbrojtëse duhet të plotësojë të gjitha kërkesat e mëposhtme:
• ekziston një marrëdhënie ekonomike midis zërit të mbrojtur dhe instrumentit mbrojtës
• efekti i rrezikut të kredisë nuk dominon ndryshimet e vlerës që rrjedhin nga ajo marrëdhënie ekonomike
• raporti i mbrojtjes i marrëdhënies mbrojtëse është i njëjtë me atë që rezulton nga sasia e elementit të mbrojtur që njësia ekonomike
aktualisht mbron dhe sasia e instrumentit mbrojtës që njësia ekonomike aktualisht përdor për të mbrojtur atë sasi të elementit të mbrojtur.
Të gjitha instrumentet financiare derivative të përdorura për kontabilitetin mbrojtës njihen fillimisht me vlerën e drejtë dhe raportohen më pas
me vlerën e drejtë në pasqyrën e pozicionit financiar. Në masën që mbrojtja është efektive, ndryshimet në vlerën e drejtë të derivativëve të
përcaktuar si instrumente mbrojtës në mbrojtjen e fluksit të mjeteve monetare njihen në të ardhurat e tjera gjithëpërfshirëse dhe përfshihen
në rezervën mbrojtëse të fluksit të mjeteve monetare në kapitalin neto. Çdo mosfunksionim në marrëdhënien mbrojtëse njihet menjëherë
në fitim ose humbje.
Në kohën kur elementi i mbrojtur ndikon në fitimin ose humbjen, çdo fitim ose humbje e njohur më parë në të ardhurat e tjera gjithëpërfshirëse
riklasifikohet nga kapitali neto në fitim ose humbje dhe paraqitet si një riklasifikim brenda të ardhurave të tjera gjithëpërfshirëse. Megjithatë,
nëse një aktiv ose pasiv jo financiar njihet si rezultat i transaksionit të mbrojtur, fitimet dhe humbjet e njohura më parë në të ardhurat e
tjera gjithëpërfshirëse përfshihen në matjen fillestare të elementit të mbrojtur. Nëse një transaksion parashikues nuk pritet të ndodhë më,
çdo fitim ose humbje e njohur në të ardhurat e tjera gjithëpërfshirëse bartet menjëherë në fitim ose humbje. Nëse marrëdhënia mbrojtëse
ndalon së përmbushuri kushtet e efektivitetit, kontabiliteti mbrojtës ndërpritet dhe fitimi ose humbja në fjalë mbahen në rezervën e kapitalit
neto derisa të ndodhë transaksioni parashikues.
- Kontratat e te ardhmes
Banka hyn në derivativë për qëllime tregtimi dhe administrimi të rrezikut. Derivativët e mbajtur për qëllime të administrimit të rrezikut
përfshijnë mbrojtje që ose plotësojnë kërkesat e kontabilitetit mbrojtës ose mbrojtje që janë mbrojtje ekonomike, por nuk plotësojnë
kërkesat e kontabilitetit mbrojtës.
Si pjesë e menaxhimit të aktiveve dhe detyrimeve, Banka përdor derivativë për qëllime të mbrojtjes ekonomike në mënyrë që të reduktojë
ekspozimin e saj ndaj rreziqeve të tregut. Kjo arrihet nëpërmjet mbrojtjes së instrumenteve financiare specifike, portofoleve të instrumenteve
financiare me normë fikse dhe transaksioneve të parashikuara, si dhe mbrojtjes së ekspozimeve agregate të pozicionit financiar. Kur është
e mundur, Banka zbaton kontabilitetin mbrojtës.
Banka ka hyrë në derivativë financiarë nëpërmjet kontratave të ardhshme të normave të interesit në mënyrë që të mbrojë lëvizjen e çmimeve
të aktiveve të saj financiare të matura me vlerën e drejtë për të ndihmuar në parandalimin e humbjeve nga ndryshimet e pafavorshme të
çmimeve. Konkretisht, Banka ka hapur (shitur) pozicione të shkurtra të kontratave afatgjata të Eurobondeve të Thesarit të SHBA-së për
mbrojtjen e komponentit të rrezikut të interesit të eurobonove në USD. Në mënyrë të ngjashme, Banka ka hapur pozicione të shkurtra
të kontratave afatgjata të Eurobondeve Sovrane Evropiane (gjermane, franceze, italiane dhe spanjolle) për mbrojtjen e komponentit të
rrezikut të interesit të eurobonove në euro. Pozicionet e së ardhmes kontabilizohen me vlerën e drejtë përmes fitimit dhe humbjes (FVTPL).