Page 86 - BKT Annual Report 2023
P. 86
17 BANKA KOMBËTARE TREGTARE
Shënime mbi Pasqyrat Financiare të Konsoliduara për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2023
(shprehur në USD, nëse nuk është shënuar ndryshe)
Tabela e mëposhtme tregon vlerat e drejta të pozicionit të së ardhmes së bashku me shumat e tyre nocionale. Shumat nominale tregojnë
vëllimin e transaksioneve të papaguara në fund të vitit dhe nuk janë tregues as të tregut dhe as të rrezikut të kredisë.
31 dhjetor 2023 Vlera nominale Vlera e tregut Fitim/(humbja) e parealizuar
Derivatet e mbajtura per tregetim
Normat e Interesit - - -
- EUR - - -
- USD - - -
31 dhjetor 2022 Vlera nominale Vlera e tregut Fitim/(humbja) e parealizuar
Derivatet e mbajtura per
tregetim
Normat e Interesit 457,020,275 448,686,507 8,333,768
- EUR 285,996,814 277,360,257 8,636,557
- USD 171,023,461 171,326,250 (302,789)
Pozicioni në kontratat e së ardhmes u mbyll në qershor 2023. Gjithashtu, fitimet dhe humbjet e realizuara që rezultuan nga mbyllja
dhe rinovimi i pozicionit total të të ardhmes (EUR dhe USD) gjatë vitit 2023, arritën një humbje neto prej USD 3,009,244 (2022: fitim
neto prej USD 64,612,634).
Fitimet/(humbjet) e parealizuara të mësipërme për vitin 2022 raportohen si pjesë e zërit “Të ardhura/(shpenzime), neto të tjera”, ndërsa
fitimet/(humbjet) e realizuara raportohen si pjesë e zërit “Fitim dhe Humbje nga tregtimi i letrave me vlerë, neto”
- Marrëveshjet për shkëmbim të normave të interesit (IRS)
Gjatë vitit 2023, Banka ka ndërmarrë marrëveshjet për shkëmbim të normave të interest “IRS” me një vlerë kontraktuale prej EUR
85 milionë dhe USD 10 milionë, për menaxhimin e rrezikut ndaj ndryshimit të normave të interesit ndërmjet normave të depozitave
dhe portofolit të letrave me vlerë të matur me kosto të amortizuar. Këto marrëveshje i mundësojnë Bankës reduktmin e impaktit të
ndryshimit të normave të interesit në pozicionin e saj financiar. Kontratat IRS paguajnë norma interesi fikse dhe arkëtojnë norma interesi
të ndryshueshme bazuar në Euribor 6-mujor dhe SOFR 6-mujor.
Një përmbledhje e shumave të kontraktuara nëpërmjet kontratave IRS është si mëposhtë:
Totali i të ardhurave nga Totali i shpenzimeve për
31 Dhjetor 2023 Vlera kontraktuale
interesat gjatë vitit 2023 interesat gjatë vitit 2023
Kontrata IRS
- EUR 85,000,000 1,990,206 1,837,127
- USD 10,000,000 939,840 946,953
Shifrat e mësiperme janë në monedhë origjinale.
(h) Paraja dhe ekuivalentet e saj
Paraja dhe ekuivalentet e saj përfshijnë kartëmonedha dhe monedha në arkë, gjendje të pakushtëzuara në bankat qendrore dhe të
tjera aktive financiare shume likuide, me maturitet origjinal tre muaj ose më pak, të cilat nuk janë subjekt i një rreziku domethënës ndaj
ndryshimeve në vlerën e tyre të drejtë, dhe që përdoren nga Banka në administrimin e angazhimeve afatshkurtra. Paraja dhe ekuivalentet
e saj mbahen në pasqyrën e pozicionit financiar me kosto të amortizuar.
(i) Derivativët e mbajtur për manaxhimin e rrezikut
Derivativët e mbajtur për menaxhimin e riskut përfshijnë të gjithë aktivet dhe detyrimet derivative, të cilat nuk klasifikohen në aktivet
apo detyrimet e tregtueshme. Derivativët e mbajtur për qëllime të administrimit të riskut mbahen në pasqyrën e pozicionit financiar me
vlerën e drejtë.