Page 84 - BKT Annual Report 2023
P. 84

15            BANKA KOMBËTARE TREGTARE
                        Shënime mbi Pasqyrat Financiare të Konsoliduara për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2023
                        (shprehur në USD, nëse nuk është shënuar ndryshe)



          të vazhdueshme në kushte të lira tregu.

          Në qoftë se nuk ka treg aktiv për një instrument financiar, Banka vendos vlerën e drejtë duke përdorur një teknikë vlerësimi. Teknikat
          e vlerësimit përfshijnë përdorimin e veprimeve më të fundit të kryera midis palëve të vullnetshme, të mirë informuara (nëse ka të tilla),
          krahasime me vlerën e drejtë për instrumente të tjerë të ngjashëm, analizat e fluksit monetar të skontuar, dhe modelet e vendosjes
          së çmimit për opsionet. Teknika e vlerësimit e zgjedhur përdor maksimumin e inputeve të tregut dhe mbështetet sa më pak të jetë e
          mundur në inputet specifike të Bankës duke përfshirë të gjithë faktorët që pjesëmarrësit e tregut do të merrnin parasysh në caktimin e
          çmimit dhe është në përputhje me metodologjitë e pranuara ekonomike për vlerësimin e instrumenteve financiarë. Inputet për teknikat
          e vlerësimit pasqyrojnë në mënyrë të arsyeshme pritshmërinë e tregut dhe matjet e faktorëve të rrezikut të kthimit, të qenësishëm në
          instrumentin financiar. Banka rishikon teknikën e vlerësimit dhe e teston atë për vlefshmëri, duke përdorur çmime nga veprime aktuale
          të mbikëqyrura lidhur me të njëjtin instrument, ose bazuar në të dhënat e disponueshme e të mbikëqyrura në treg.


          Banka kalibron teknikat e vlerësimit dhe teston vlefshmërinë e tyre duke përdorur çmime të transaksioneve aktuale të observueshme në
          treg për të njëjtin instrument ose bazuar në të dhëna të tjera të observueshme të  tregut. Kur një aktiv është blerë ose një pasiv është
          krijuar në një transaksion këmbimi për atë aktiv ose pasiv, çmimi i transaksionit është çmimi i paguar për të blerë aktivin ose i marrë për
          të krijuar pasivin (një çmim hyrje). Në të kundërt, vlera e drejtë e aktivit ose detyrimit është çmimi që do të marrë për të shitur aktivin
          ose paguar për transferimin e detyrimit (një çmim dalje). Në shumë raste çmimi i transaksionit është i barabartë me vlerën e drejtë (që
          mund të jetë rasti kur në datën e transaksionit, transaksioni për të blerë një aktiv zhvillohet në tregun në të cilin pasuria do të shitet). Në
          përcaktimin nëse vlera e drejtë në njohjen fillestare është e barabartë me çmimin e transaksionit, Banka merr në konsideratë faktorë
          të veçantë të lidhur me transaksionin, aktivin ose pasivin.
          Kur çmimi i transaksioneve paraqet evidencën më të mirë të vlerës së drejtë në njohjen fillestare, instrumenti financiar matet fillimisht
          me çmimin e transaksionit dhe çdo diferencë midis këtij çmimi dhe vlerës fillestare të marrë nga një model vlerësimi, është njohur më
          pas në fitim ose humbje në varësi të fakteve individuale dhe rrethanave të transaksionit, por jo më vonë momentit kur vlerësimi është
          mbështetur plotësisht nga të dhëna të vëzhgueshme të tregut ose transaksioni është mbyllur.

          (ix) Zhvlerësimi i aktiveve financiare
          Kërkesat për zhvlerësim të SNRF 9 përdorin më shumë informacione të ardhshme për të njohur humbjet e pritura të kreditit - ‘modelin
          e pritur të humbjes së kreditit (ECL)’.
          Instrumentet në kuadër të fushëveprimit të kërkesave të reja përfshinin kreditë dhe aktivet e tjera financiare të borxhit të matura me
          koston e amortizuar dhe FVOCI, llogaritë e arkëtueshme, aktivet e kontratave të njohura dhe të matura sipas SNRF 15 dhe angazhimet
          e huasë dhe disa kontrata të garancisë financiare (për emetuesin) nuk maten me vlerën e drejtë nëpërmjet fitimit ose humbjes.
          Njohja e humbjeve të kreditit nuk është më e varur nga Grupi i parë që identifikon një ngjarje të humbjes së kredisë. Në vend të kësaj,
          Grupi konsideron një gamë më të gjerë informacioni gjatë vlerësimit të rrezikut të kredisë dhe matjen e humbjeve të pritura të kredisë,
          duke përfshirë ngjarjet e kaluara, kushtet aktuale, parashikimet e arsyeshme dhe të mbështetshme që ndikojnë në arkëtueshmërinë e
          pritur të flukseve monetare të ardhshme të instrumentit.
          Në zbatimin e kësaj qasjeje të ardhshme, bëhet një dallim midis:
          •   instrumentet financiare që nuk janë përkeqësuar ndjeshëm në cilësinë e kredisë që nga filliminjohjes ose që kanë rrezik të ulët të
             kredisë (‘Stadi 1’) dhe
          •   instrumentet financiare që janë përkeqësuar ndjeshëm në cilësinë e kredisë që nga njohja fillestaredhe rreziku i kredisë i të cilit
             nuk është i ulët (‘Stadi 2’).
          ‘Stadi 3’ do të perfshijë aktivet financiare që kanë dëshmi objektive të zhvlerësimit në datën e raportimit.
          ‘humbjet e pritshme 12 - mujore të kredisë’ njihen për kategorinë e parë, ndërsa ‘ humbjet e pritshme të kreditimit’ njihen për kategorinë
          e dytë.
          Matja e humbjeve të pritshme të kredisë përcaktohet nga një vlerësim i ponderuar me probabilitetin e humbjeve të kredisë gjatë jetës
          së pritshme të instrumentit financiar.
   79   80   81   82   83   84   85   86   87   88   89