Sa më shumë blerje me Mastercard, aq më shumë shanse për të fituar bileta për finalen e UEFA Champions League Londër 2024!

Kartat e BKT Mastercard janë përherë plotë me surpriza! Ketë herë mund të fitosh 2 bileta për finalen e “UEFA Champions League Londër” së bashku me transportin dhe akomodimin e përfshirë!
 
Për t’u bërë pjesëmarrës në këtë fushatë duhet që të kryhesh të paktën 10 blerje, secila mbi vlerën 2,000 lekë me kartën e debitit apo kreditit Mastercard. Fituesi i fushatës do të cilësohet kartëmbajtësi i cili ka kryer numrin më të madh të blerjeve mbi 2,000 lekë. Fituesi i fushatës do të përfitojë në total 2 bileta për finalen e UEFA Champions League Londër, transportin dhe akomodimin e përfshirë!
 
Kushtet e fushatës janë të cilësuara si më poshtë:
 
  • Çdo kartëmbajtës i BKT Mastercard duhet të kryeje minimumi 10 blerje me kartën BanKomaT Mastercard ose kartën Prima Mastercard, secila në vlerën 2,000 lekë ose me shumë.
  • Kartat e përfshira në fushatë do të jenë vetëm kartat BanKomaT dhe Prima Mastercard individuale.
  • Blerjet e kryera me kartën e debitit dhe ato të kryera ne kartën e kreditit do të numërohen veç. Pra nuk mund të mblidhen.
  • Të vlefshme do të konsiderohen blerjet e kryera në POS fizik, online në çdo POS, brenda dhe jashtë vendit.
  • Blerjet e kanceluara apo të kthyera mbrapsht nuk do të konsiderohen.
  • Në të njëjtin tregtare në të njëjtën ditë do të konsiderohet e vlefshme vetëm një blerje.

Duke qenë se organizimi për finalen e UEFA Champions League bëhet në Londër Angli, duhet domosdoshmërisht që fituesi bashkë me shoqëruesin të jenë të pajisur me Vizën angleze për udhëtim. Preferohet që pjesërmarrësit në fushatë të jenë aktualisht zotërues të Vizës ose nëse do të fitojnë duhet të aplikojnë menjëherë në momentin që do të përzgjidhen si fitues. Në rast se kartëmbajtësi nuk arrin dot të pajiset me Vizën angleze deri në 25 Prill 2024 atëherë do të përzgjidhet fituesi i dytë.
 
Banka Kombëtare Tregtare nuk mban përgjegjësi për shpenzimet apo garancinë e vizës
 
Kohëzgjatja e fushatës: 22 Mars 2024 – 15 Prill 2024.

Surpriza dhe emocione me kartat mastercard® nga BKT!


*Nëse rastësisht në përfundim të fushatës do të kemi 2 apo më shumë kartëmbajtës me të njëjtin numër veprimesh atëherë do të përzgjidhet fitues kartëmbajtësi me numrin më të madh të blerjeve midis tyre.
 
Përgëzojmë fituesin e paketës K.Kotte dhe i urojmë një eksperiencë të paharrueshme në UEFA Champions League Londër! 

 

Fushatat e mëparshme