Bono Thesari & Obligacione
Bonot e Thesarit dhe obligacionet janë instrumente te indeksuara.
Ndryshimi kryesor është që Bonot e Thesarit kanë maturitet për më pak se një vit, ndërsa obligacionet kanë maturitet për më tepër se një vit.
Nëse keni bono thesari dhe obligacione të qeverisë, si pagesa e principalit, ashtu edhe ajo e interesave është e garantuar nëse ato mbahen deri në maturitetin e tyre.
Veçoritë
- Bonot e Thesarit dhe obligacionet janë instrumenta të borxhit qeveritar afatgjatë dhe afatshkurtër.
- Janë të garantuara nga Qeveria Shqiptare
- Sigurojnë kthim fiks (nëse investoni paratë tuaja deri në maturitetin e duhur) dhe janë instrumente likuide.
- Në një treg të paqëndrueshëm ku interesat rriten, ekziston risku. Investimi në letra me vlerë nuk është si investimi në depozitat me afat. Ka mundësi që ju të humbisni pjesë të shumës së principalit nëse nuk mbani letrat me vlerë deri në maturitetin e tyre.
- BKT ofron shërbime për ruajtjen e investimeve tuaja në Bono Thesari dhe obligacione.
- Ato mund të blihen dhe shiten nga ora 09:00-14:00 me të njëjtën datë valutë për aq kohë sa do të kryeni transaksione në regjistrin e BKT-së.
- Bonot e Thesarit shiten me zbritje dhe fitimi ne maturitet bëhet i ditur më përpara.
- Obligacionet kanë kupona. Kuponat e tyre kanë norma interesi fikse ose të ndryshueshme.
- Pagesat e kuponave të obligacioneve bëhen çdo 6 muaj.
- Këta instrumentë mund të blihen apo shiten më përpara datës së maturitetit me çmimin aktual të tregut, për aq kohë sa ju i mbani këto veprime në regjistrin e BKT-së.
- Bonot e Thesarit mund të konvertohen në para - cash në çdo kohë. Ato mund të shiten në tregun me pakicë nëpërmjet degëve të bankave përpara maturitetit të tyre.
- Nëse jeni te interesuar të vini në punë kursimet tuaja në terma afatgjatë ose afatshkurtër dhe të jeni të sigurtë për garancinë e të ardhurave, atëherë opsioni i duhur për ju ështe blerja e letrave me vlerë.
- Për të tregtuar obligacione te Qeverise dhe Bono Thesari gjithçka që ju duhet, është një Llogari Rrjedhëse.
Taksat
- Normat e interesit të aplikuara janë norma bruto. Për individët banka është e detyruar me ligj të mbajë tatim në burim mbi interesin bankar.