Contact Center

Contact Center

Banka Kombëtare Tregtare tashmë vjen me një kanal të ri informacioni dhe veprimesh, nëpërmjet Contact Center. Contact Center ju jep mundësinë të merrni informacion të përgjithshëm mbi produktet tuaja bankare si dhe të produkteve dhe shërbimeve që BKT ofron përvec kanaleve të komunikimit si adresa e email-it callcenter@bkt.com.al ose info@bkt.com.al, Shërbimi Whatsapp +355674000018, Shërbimi i Degës Internet menu “Kontakt”, Shërbimi i aplikacionit BKT Smart menu “Kërkesat” , Faqja zyrtare e BKT etj, por të merrni informacion mbi llogaritë tuaja dhe kartat e kreditit pa u lidhur me agjentin nëpërmjet shërbimit IVR si dhe të kryeni veprime financiare vetëm duke kontaktuar në numrin e shërbimit të klientit +355 (0) 42 266 288 në vendin dhe kohën që dëshironi, nëpërmjet Telephone Banking.

Shënim: Banka në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008, i ndryshuar “Për të Dhënat Personale” dhe për të qenë sa më transparent me klientët e saj, njofton se nëpërmjet një strukturës së shërbimit të Contact Center do të kontaktojë të gjithë klientët të cilët kanë raportuar një problem/çështje si dhe në përgjigje të ankesave/sugjerimeve. Kjo telefonatë e cila del nga struktura e shërbimit të Contact Center do të regjistrohet.
 
Ky është një shërbim 24 orë në ditë, në shtatë ditët e javës.

 

Duke kontaktuar në BKT Contact Center dhe pas hapave të verifikimit që do t’ju kërkohen nga shërbimi IVR ose nga agjentët tanë, ju mund:
 

  1. Të gjeni informacione dhe të kryeni veprime lidhur me llogaritë bankare:
    • Gjendjen e llogarisë suaj bankare
    • Aktivitetin e llogarisë suaj bankare
    • Verifikimin e transaksioneve
    • Dërgimin e pasqyrave të llogarive rrjedhëse
    • Të hapni Llogari rrjedhëse/ Kursimi dhe Depozita
    • Të mbyllni Depozita
 
  1. Të kryeni transferta:
    • Midis llogarive tuaja ose,
    • Brenda llogarive në BKT
 
  1. Të gjeni informacion për kartat e kreditit dhe debitit të lëshuara nga BKT:
    • Të informoheni për llogarinë në kartën tuaj të kreditit dhe limitin e kartës.
    • Të informoheni për nxjerrjen e llogarisë së kartës së kreditit
    • Të ndryshoni limitin e pagesës automatike dhe limitin për blerje në internet të kartës së kreditit
    • Të kryeni paradhënie nga limiti i kartës së kreditit
    • Të kryeni pagesa të kartës suaj dhe karta të tjera krediti lëshuar nga BKT
    • Të informoheni për transaksionet e fundit të kartës së kreditit/ debitit
    • Të informoheni mbi statusin e kartës së kreditit/ debitit
    • Të raportoni një kartë krediti/ debiti të humbur ose të vjedhur
    • Të raportoni një kartë krediti/ debiti të gjetur
    • Të raportoni një problem me kartën e kreditit/ debitit
 
  1. Të gjeni informacion mbi Degën Internet/ BKT Smart:
    • Të informoheni mbi kushtet e regjistrimit në Degën Internet/ BKT Smart
    • Të informoheni mbi kushtet e përdorimit të Degës Internet/ BKT Smart
    • Të raportoni një problem mbi hapat e regjistrimit/ hyrjes në Degën Internet/ BKT Smart
    • Të raportoni një problem mbi kryrjen e një transaksioni në Degën Internet/ BKT Smart
    • Të bëni kërkesë për bllokim të këtyre kanaleve
    • Të bëni kërkesë për riaktivizim të këtyre kanaleve
 
  1. Të kryeni pagesa nga llogaria juaj si:
    • Pagesa të faturave utilitare
    • Krijimi/ modifikimi/ mbyllje pagese automatike të faturave
    • Pagesë të gjobave të trafikut
    • Si dhe këmbime valutore
 
  1. Të informoheni mbi ATM-t e BKT:
    • Të informoheni mbi vendndodhjen e ATM-s më të afërt
    • Të raportoni një problem mbi ATM-t e BKT
 
  1.  Të informoheni mbi Degët e BKT:
    • Të informoheni mbi oraret e shërbimit të degëve
    • Të informoheni mbi adresën e degëve
    • Të informoheni mbi numrat e kontakteve të degëve
 
  1. Të raportoni një sugjerim mbi produktet dhe shërbimet e ofruara nga BKT
 
  1. Të raportoni një pakënajqësi/ ankesë mbi produktet dhe shërbimet e ofruara nga BKT
 
  1. Të njiheni me ofertat e fundit aktive për produktet e shërbimet e BKT