SmartPay

SmartPay

Si pjesë e rrugëtimit për të krijuar një shoqëri ku nuk përdoren paratë fizike, ju prezantojmë “SmartPay”. Një mënyrë më e shpejtë për të kryer pagesa dhe transferta parash vetëm duke skanuar një kod QR. Mjafton të hyni në “SmartPay” me të njëjtat kredencialet si në BKT Smart dhe mund të filloni të dërgoni dhe të merrni pagesa duke skanuar kodin QR. SmartPay ju ofrohet pa pagesë, është e thjeshtë për t’u përdorur dhe e sigurt!

Çfarë e bën pagesën nëpërmjet SmartPay të veçantë?

  • Është mënyra më inovatore e transferimit të parave duke përdorur kamerën e smartphone-it tuaj.
  • Shpejtësia e transferimit dhe pagesave midis llogarive individuale të BKT.
  • Mundësia e dërgimit/ marrjes së kodit QR si imazh në kanalet e komunikimit.
  • Vlefshmëria për t’u përdorur 24/7.
  • Dërgimi dhe marrja e parave në të gjitha llojet e monedhave.

SmartPay mund të gjendet në aplikacionin BKT Smart (Android dhe iOS).

Është i vlefshëm për t’u përdorur vetëm nëpërmjet llogarive individuale të klientëve të regjistruar në BKT Smart. Dërgimi ose marrja e parave mund të bëhet në çdo monedhë duke krijuar një llogari QR për secilën llogari. Gjithashtu, mund të shikoni dhe historikun e transaksioneve të dërguara dhe të marra.

Për më tepër detaje rreth procesit të dërgimit/ marrjes së parave shikoni videon në KËTË link