Aktivitete Promocionale

Shpërblime

BKT shpërblen klientët e saj besnikë.

Banka Kombëtare Tregtare organizon aktivitete promocionale në formë lotarie, ku çdo klient mund të përfshihet automatikisht, për sa kohë plotëson kushtet e përcaktuara për secilin.

Për të fituar, mjafton të bëheni pjesë e aktiviteteve promocionale duke përdorur produktet dhe shërbimet bankare të BKT-së. Për çdo klient që përmbush kriteret gjenerohet një biletë pjesëmarrëse, duke ju dhënë mundësinë që të përzgjidheni si fitues.

Autorizimi i Aktiviteteve Promocionale

Aktivitetet promocionale të organizuara nga Banka Kombëtare Tregtare synojnë nxitjen e përdorimit të shërbimeve bankare të ofruara për klientët e saj dhe zhvillohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Këto aktivitete janë autorizuar nga Ministria e Financave me autorizimin me numër protokolli 2405/1, datë 4 Dhjetor 2025.

Aktivitetet Promocionale organizohen në formën e lotarisë me tërheqje numrash, ku numri i biletës fituese formohet nga përzgjedhja rastësore e tyre, sipas kritereve të mirëpërcaktuara për secilin çmim. Çdo klient që plotëson kriteret e çmimit gjeneron një numër, i cili vlen si biletë pjesëmarrëse në lojë.

Të gjitha biletat e vlefshme grumbullohen në bazë kalendarike të specifikuar për çdo çmim, nga të cilat përzgjidhen fituesit sipas çmimeve të listuara në vijim.