Depozita Elastike

Depozita Elastike

Depozitë me maturitet sipas dëshirës.

Me depozitën elastike në BKT ju vendosni afatin që dëshironi. Ky fleksibilitet në afat ju jep mundësinë të personalizoni depozitën sipas nevojave dhe qëllimeve tuaja.

  • Afatet e depozitës elastike variojnë nga 40 në 360 ditë dhe nga 737 në 1095 ditë. Njihuni me afatet dhe interesat respektive sipas buletinit të fundit të Normave të Interesit.
  • Depozita Elastike mund të hapet në monedhat Lek, Euro, Dollar Amerikan, Paund Britanik, Dollar Kanadez, Franga Zvicerane ose Dollar Australian.
  • Interesi përfitohet në datën e maturimit të depozitës dhe humbet nëse kjo e fundit tërhiqet përpara afatit.
  • Depozita Elastike është e pa-rinovueshme automatikisht. 

Depozita Elastike është e përshtatshme thjesht e vetëm për ju, zgjateni maturitetin e depozitës suaj dhe përfitoni interesa më të larta. Bazuar në ligjin “Për Sigurimin e Depozitave” nr. 53/2014, date 22.05.2014, llogaritë dhe depozita në BKT sigurohen deri në shumën 2.500.000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave - www.asd.gov.al