Kredi për shtëpi të subvencionuara nga shteti
BKT ka nënshkruar një marrëveshje dypalëshe me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, marrëveshjen e bazuar në nenin 47 të Ligjit Nr. 22/2018 “Për strehimin social” mbështetur në VKM Nr. 453 datë 03.07.2019 “Për masën e subvencionit të interesave të kredisë dhe procedurën e dhënies së tij për familjet që përfitojnë banesë me kosto të ulët, me kredi të lehtësuara nga shteti”.
Objekt i kësaj marrëveshjeje është kreditimi i individëve që do të përfitojnë nga programi i strehimit të përmendur më lart. Listat me emrat e përfituesve dërgohen nga Bashkitë përkatëse në BKT.
Kushtet kryesore të Kreditimit të Projektit te Strehimit:
Monedha e Kredisë | Lekë |
---|---|
Shuma e Kredisë |
<=me shumën e përcaktuar në listën e dërguar nga Institucioni përkatës <=80% të vlerës së banesës objekt kreditimi |
Afati Maksimal i Kredisë |
420 muaj ose 35 Vjet (mosha në maturitetin e kredisë për kredimarrësit/bashkëkredimarrësit meshkuj është 67 vjeç dhe për kredimarrësit femra 65 vjeç) |
Institucioni dërgues i listës Kategoria përfituese NI e kredimarrësit |
-> Bashkia -> Familje të pastrehe -> 3% fiks |
Komisioni i Angazhimit | 1% |
Ofertë mbi normën e interesit të kredisë | Kredimarrësi i cili do të financohet për një afat mbi 300 muaj dhe që do të shlyejë rregullisht këstet e kredisë, do të jetë përfitues i normës së interesit 0%, për 5 vitet e fundit te maturimit te kredisë, deri në shlyerjen e kredisë. |
Lloji i pronës që do të pranohet si kolateral |
Apartament, Njësi (dyqan), Truall, Truall dhe Ndërtesë |
Mbulimi me kolateral | 100% me Vlerën Imediate të Likuidimit dhe 130% me Vlerën e Tregut tëHapur |
Dorezanës të Detyrueshëm |
Anëtaret Madhore të Certifikate Familjare të Pëfituesit |
Afati i përfitimit të kredisë nga ky projekt është përcaktuar 6 muaj nga data e listës së Bashkisë respektive. Me përfundimit e këtij afati klienti përkatës duhet të plotesojë kërkesën për shtyrje të afatit të kredisë, duke specifikuar arsyen përkatëse të shtyrjes në mënyrë që të bëhet shtyrja e afatit të përfitimit të kredisë edhe për një afat 6 mujor. Kjo kërkesë duhet të firmoset nga klienti dhe me pas të dergohet më postë apo dorazi prane Drejtorisë së EKB-së në Tiranë.
Ju lutem shkarkoni dokumentacionin përkatës për Projektin e Strehimit