Broker në Sigurime
“Banka Kombëtare Tregtare” është liçensuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare në 27.12.2016 për të ushtruar veprimtarinë e ndërmjetesimit në sigurime. BKT si broker në Sigurime kryen negocimin me shoqeritë e sigurimit të përzgjedhura, në emër dhe për llogari të Klientit, për t’i mundësuar nënshkrimin e një kontrate sigurimi, sipas kërkesave dhe nevojave të tij, për rreziqet te përcaktuara. BKT vijon të jetë e fokusuar në ndërmjetësimin e sigurimit të jetës dhe prej muajit shtator 2020 dhe në ndërmjetësimin e sigurimeve të Jo-jetës së klientëve të saj.
Brokeri kryen shërbimet e mëposhtme:
- I paraqet Klientit, rekomandimet dhe propozimet e tij mbi performancën e shoqërive të sigurimit që operojnë në tregun shqiptar.
- Informon Shoqërinë e Sigurimit se një klient kërkon ofertë, me qëllim nënshkrimin e një kontrate sigurimi.
- Informon klientin mbi tipologjine e produktit te sigurimit, kushtet e sigurimit, afatet, kufizimet, përjashtimet dhe kostot (primet e sigurimit) te përcaktuara në atë kontratë.
- I paraqet klientit opinionin e tij në lidhje me risqe të mundshme nga elementë specifikë të kontratës.
- Kontrollon përmbajtjen e kontratës së sigurimit.
- I mundeson klientit kontratën e sigurimit, si dhe dokumente të tjera të lëshuara nga shoqëria e sigurimit në lidhje me këtë kontratë;
- Asiston klientin me konsulencë për ushtrimin e të drejtave qe rrjedhin nga kontrata e sigurimit.
- Shqyrton kontratat e sigurimit të nënshkruara nga Klienti dhe mund te propozojë ndryshime të këtyre kontratave, me qëllim mbrojtjen më të mirë të Klientit.
- Jep konsulenca në procesin e paraqitjes së kërkesave për dëmshpërblim, në rastet e dëmeve të mbulueshme nga kontratat e ndërmjetësuara nga Brokeri.