Pension Vullnetar Privat

Fond Pensioni Privat Vullnetar

Nëpërmjet BKT SMART dhe Dega Internet, ju mund të aplikoni në çdo moment për pension privat vullnetar dhe të kryeni pagesën e kontributeve në fondin e dedikuar të pensionit, me 0 lekë komision. Ky është një shërbim i ofruar nga BKT, në bashkëpunim me disa Shoqëri Administruese të Fondeve të Pensionit.

Çdo individ në moshë pune ka të drejtë që në mënyrë vullnetare të hap një fond privat pensioni për veten e vetë, duke kontribuar në të në shuma të caktuara (sipas dëshirës minimumi 1.000 lekë) në mënyrë manuale ose automatike (psh çdo muaj). Këto asete investohen nga Shoqëria Administruese e Fondit sipas një politike investimi e pershkruar në dokumentin Prospekt të secilit Fond.

Gjithashtu, të gjithë klientët individë, përdorues të BKT SMART dhe Dega Internet kanë mundësi të kryejnë pagesën e kontributeve në fondin e pensionit për veten e vet ose për dikë tjetër.

Kjo është një formë shumë e mirë investimi ku përveç pensionit shtetëror përfitohet një pension privat shtesë që i shtohen të ardhurave në moshën e daljes në pension që në rastin e pensionit vullnetar privat mund të tërhiqen 5 vite para moshës  ligjore të daljes në pension.

Nëse jeni regjistruar dhe jeni përdorues të BKT SMART dhe Dega Internet, nga menuja Fond Pensioni mjafton të zgjidhni  fondin e pensionit që dëshironi të aplikoni dhe të plotësoni të dhënat bazë të kërkuara për procesin e aplikimit.
 
Shoqëritë Administruese    Fondi
Pensionit
 
Prospekti
Fondit
 
Kontakt
ALBSIG INVEST SMART PENSION
Prospekti Fondit të Pensionit

Rruga Barrikadave, Pallati Albsig, Kati 8, Tirana 1001

+355 42254764

info@albsiginvest.al

SIGAL UNIQA INVEST FONDI SIGAL PRO
Prospekti Fondit të Pensionit

Adresa: Rruga Ukraina e Lirë Tirana,Shqipëri

+35544511666

info@fondisigal.com.al

Më poshtë do të gjeni video udhëzuese rreth përdorimit të fondit të pensionit në BKT Smart.

Si të hapësh një fond pensioni në BKT Smart?

 

Si të dërgosh fonde pensioni nëpërmjet BKT Smart?

 

Si të verifikosh të dhëna e fondit të pensionit dhe të shtosh shuma të reja në BKT Smart?