Depozita "Fëmija im"

Rriten së bashku!

Në BKT kursimet për fëmijët tuaj fitojnë vlerë çdo ditë.

Depozita “Fëmija im” është dhurata më e mirë që mund t’i bëni fëmijës tuaj kur të mbushë 18 vjeç.

Shpejtoni të hapni Depozitën “Fëmija im” që nga momenti i lindjes deri në moshën 14 vjeç.

Hapja

Depozita Fëmija im mund të hapet vetëm nga prindërit apo kujdestari ligjor i fëmijës duke paraqitur:

  • Çertifikatë me fotografi ose kopje të pasaportës së fëmijës
  • Çertifikatë familjare të fëmijës
  • Dokument identifikimi personal
  • Shumë fillestare prej 10’000 Lekë / 100 Euro

Për çdo Depozitë Fëmija Im të hapur në muajin e ditëlindjes së fëmijës (pavarësisht nga viti i lindjes) BKT dhuron në depozitën e fëmijës në këtë ditëlindje 500 lekë / 5 Euro. 

 

 

Kreditimi

Çdo person që dëshiron mund të derdhë ose transferojë para në Depozitën Fëmija im në çdo kohë dhe shumë. 

Kurseni më lehtë me Pagesa Periodike, nga një Llogari Rrjedhëse e juaja në Depozitën Fëmija im. Shuma e parave që ju vendosni do të kalojë çdo muaj në Depozitën Fëmija im pa qenë nevoja që ju të paraqiteni në Bankë.

Nëpërmjet “Degës Internet” dhe BKT Smart mund të kryeni transfertë nga kudo që ju ndodheni. 

Interesi

Monedha Lek, interesi Bono Thesari 6-mujor (referoju buletinit të normave të interesit).

Monedha Euro, interesi i depozitës me afat 6 mujor (referoju buletinit të normave të interesit).

Interesi llogaritet mbi gjendjen ditore dhe i shtohet Depozitës në fund të çdo viti. Në këtë mënyrë me rritjen e shumës në Depozitë rritet edhe interesi i fituar.

 

Balanca

Prindërit ose kujdestari ligjor në çdo moment mund të pajisen me pasqyrën e llogarisë (statement). Pasqyra tregon çdo veprim të kryer dhe balancën pas çdo veprimi, duke përfshirë edhe interesat e kredituara deri në atë moment.

Maturimi

Depozita Fëmija im është një llogari kursimi afatgjatë nga e cila nuk mund të tërhiqet deri sa fëmija të bëhet 18 vjeç. Momenti kur fëmija mbush 18 vjeç është maturimi i kësaj depozite. Po atë ditë ai/ajo fiton të drejtën për të vepruar me këtë depozitë me/pa praninë (konfirmim) e prindërit apo kujdestarit ligjor. Duke qenë se konsiderohet në moshë madhore, klienti mund të veprojë me vullnet të plotë mbi fondet e Depozitës Fëmija Im. Kursimet e Depozitës Fëmija im mund t’i përdorë:

  • Për shpenzimet e universitetit
  • Për një jetë më të mirë
  • Për të realizuar një ëndërr
  • Për një të ardhme më të sigurt

Për më shumë informacion

Drejtohuni në degën BKT më afër jush ose kontaktoni në Call Center + 355 4 22 66 288

Depozita në Bankë sigurohet deri në shumën 2,500,000 (dy milion e pesëqind mijë) Lekë nga Agjensia e Sigurimit të Depozitave (ASD)

Për më shumë informacion ju lutem klikoni në faqen zyrtare të ASD: 

http://www.asd.gov.al