Llogari rrjedhëse

Llogari Rrjedhëse

Funksioni kryesor i të gjitha llogarive është mbajtja dhe ruajtja në mënyrë të sigurt e parave. Në varësi të llojit, llogaria mund të aksesohet dhe përdoret për veprime të ndryshme bankare. Llogaria rrjedhëse është llogaria më fleksibël, me akses dhe përdorim maksimal.

Çdo marrëdhënie me bankën fillon dhe është e lidhur me llogarinë. Llogaria shërben për të ruajtur të sigurta paratë tuaja dhe për ti përdorur ato sa herë ju nevojiten, për të paguar faturat, kredinë apo kartën e kreditit, për të hapur depozita, për të paguar për blerjet tuaja me anë të kartës së debitit.

Bazuar në ligjin “Për Sigurimin e Depozitave” nr. 53/2014, date 22.05.2014, llogaritë dhe depozita në BKT sigurohen deri në shumën 2.500.000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave – www.asd.gov.al

Përdorimi

Ju mund të përdorni llogarinë rrjedhëse për veprime të ndryshme bankare si:

  • Depozitime dhe tërheqje
  • Transferta brenda dhe jashtë vendit
  • Pagesa për të tretët
  • Pagesa fature
  • Debitim direkt (pagesa automatike fature)
  • Pagesa periodike (në shuma fikse, brenda BKT-së)
  • Pagesë kredie
  • Pagesë karte krediti

Siguroni akses mbi llogarinë tuaj nëpërmjet:

  • Degëve / filialeve të BKT
  • Degës “Internet” 
  • BKT Smart
  • ATM-ve të BKT-së dhe bankave të tjera, me kartën e debitit BanKomaT

Paguani cash nga llogaria juaj me:

  • Çek Bankar

Avantazhet

  • Fleksibilitet: Kryeni veprime në çdo moment, në çdo degë në Shqipëri dhe kudo ndodheni me degën “Internet”.
  • Transparencë: Informohuni për gjendjen dhe veprimet e kryera në llogari në çdo kohë.
  • Komoditet: Lehtësohuni nga mbajtja e parave. Me kartën e debitit tërhiqni cash në ATM dhe bëni pagesa për blerje nëpërmjet POS.

Përfitimet

  • Kartë Debiti Falas – Mastercard contactless, Maestro ose Visa Electron. Karta e debitit është portofoli juaj i ri. Ju mund të tërhiqni para 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, dhe mund të paguani kudo ku shikoni logon Master Card/ Visa. Në Atm-të e BKT ju mund të tërhiqni Lek ose Euro, jo vetëm nga llogaria kryesore por edhe nga 3 llogari të tjera, te cilat mund t’i lidhni me kartën.
  • Dega “Internet” – Banka në kompjuterin tuaj!
  • BKT Smart – Aplikacioni bankar më i zgjuar në celularin tënd!
  • Debitimi Direkt Falas – pagesë automatike e faturave. Nuk keni pse stresoheni më çdo muaj pasi tashmë Banka do të paguajë faturat për ju. 
  • Pagesa Periodike në shuma fikse për pagesa qeraje, abonime mujore, pagesa shkolle, pagesa kredie, kursime, etj., direkt nga llogaria rrjedhëse.
  • Transferta në nisje dhe në mbërritje, brenda dhe jashtë vendit, me komisione shumë konkuruese.

Si të hapni një llogari rrjedhëse?

  • Aplikoni në një nga degët e BKT duke u paraqitur me dokument të vlefshëm identifikimi*.
  • Dhe nëse tashmë jeni klient i BKT mund t’i hapni vetë llogaritë tuaja, duke përdorur Degën “Internet” ose aplikacionin BKT Smart

* Për shtetasit shqiptarë mbi 16 vjeç – Kartë Identiteti, nën 16 vjeç – Çertifikatë me fotografi dhe për shtetasit e huaj – Pasaportë

Bazuar në ligjin “Për Sigurimin e Depozitave” nr. 53/2014, date 22.05.2014, llogaritë dhe depozita në BKT sigurohen deri në shumën 2.500.000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave -  www.asd.gov.al