Llogari Kursimi
Kjo kategori siguron avantazhet e Depozitës me Afat dhe Llogarisë Rrjedhëse në një produkt të vetëm:
- Interes më të lartë se llogaria rrjedhëse
- Fleksibilitet më të lartë se depozita me afat
BKT ofron Llogari Kursimi për të gjithë klientët e saj individë.
Ju mund të depozitoni dhe tërhiqni në çdo kohë që dëshironi vetëm duke respektuar vlerën minimale të llogarisë 1,500 lekë, 15 EUR/USD/GBP. Gjithashtu ju përfitoni interesin e llogarisë në fund të çdo tremujori.
Bazuar në ligjin “Për Sigurimin e Depozitave” nr. 53/2014, date 22.05.2014, llogaritë dhe depozita në BKT sigurohen deri në shumën 2.500.000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave - www.asd.gov.al
Rrisni çdo ditë vlerën e kursimeve tuaja me BKT, për të arritur qëllimet tuaja më shpejt!
Pse të kursejmë?
- Kursejmë për shkollim
- Kursejmë për pushime
- Kursejmë për sigurime private
- Kursejmë për pension shtesë
- Kursejmë për përmirësim jetese
- Kursejmë për kontrolle mjeksore
- Kursejmë për shpenzime të paparashikuara
Si kursejmë?
- Duke kaluar përfitimet mujore
- Duke depozituar shuma të vogla në çdo moment
- Duke lidhur një pagesë periodike me llogarinë e pagës
- Duke pritur transferta
- Duke grumbulluar interesat e kontratës së depozitës
- Duke kursyer balancat e fundit të muajit
Hapja
Mund të kryhet në çdo moment në të gjithë rrjetin e Degëve të BKT, Dega Internet ose BKT Smart
Monedha e hapjes: Lekë, Euro, Dollar dhe Paund
Përfiton çdo individ, pa kufizim moshe, vetëm duke paraqitur dokumentin e vlefhëm të identifikimit
Cdo individ nën moshën 18 vjeç në prani të përfaqësuesit ligjor duke paraqitur dokumentat e identifikimit dhe çertificatë familjare
Kreditimi
Kreditimet në llogari janë të palimituara.
Në llogarinë e kursimit mund të kryhen depozitime në çdo moment nga çdo person i interesuar dhe të priten transferta në shuma nga më të ndryshmet.
Pagesa periodike e bën më të thjeshtë kursimin. Nëpërmjet një llogarie rrjedhëse mbajtësi i llogarisë përcakton vetë shumën fikse dhe periodicitetin që kërkon të kalohet automatikisht në llogarinë e kursimit.
Interesi
Sa më e lartë shuma që mbani gjendje në llogari aq më i lartë shuma e interesit që do të përfitoni.
Ju jeni gjithnjë fitues sepse interesi juaj nuk humbet edhe po të kryeni tërheqje nga llogaria e kursimit.
Interesi llogaritet mbi gjendjen ditore dhe përfitohet në fund të çdo tremujori.
Banka është e detyruar me ligj të mbajë tatim në burim mbi interesin bankar të miratuar me ligj dhe të aplikueshëm në momentin e përfitimit të interesit nga klienti.
Për më shumë informacion
Drejtohuni në degën BKT më afër jush ose kontaktoni Call Center në numrin +355 4 22 66 288
Bazuar në ligjin “Për Sigurimin e Depozitave” nr. 53/2014, date 22.05.2014, llogaritë dhe depozita në BKT sigurohen deri në shumën 2.500.000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave - www.asd.gov.al