Politikat dhe Detyrimet Ligjore
Banka ushtron veprimtarinë e saj në përputhje me normat ligjore në fuqi dhe për të siguruar një pajtueshmëri të vazhdueshme me kuadrin ligjor, Banka kryen monitorimin e vazhdueshëm të ndryshimeve në legjislacion dhe përafron aktivitetet e saj në përputhje me to. Transparenca e produkteve dhe mbrojtja e të dhënave personale janë dy aspekte thelbësore që rregullojnë veprimtarinë e Bankës me palët e interesit dhe klientët e saj. Nëpërmjet ndërgjegjësimit ligjor, vazhdohet të rritet kultura ligjore brenda Bankës nëpërmjet publikimit dhe zbatimit të procedurave ligjore, praktikave më të mira, proceseve dhe trajnimeve.
Me synimin aplikimin e praktikave më të mira në zbatimin e legjislacionit në fuqi, Banka ushtron një rol aktiv duke vendosur dhe mbajtur marrëdhënie me institucionet shtetërore dhe shoqatat profesionale.