Qëllimi i shërbimit
Sende për t’u ruajtur në Kasetat e Sigurisë
- Dokumenta
- Sende të çmuara
- Koleksione
- Bizhuteri
- Vepra Arti
- Objekte me vlerë të lartë, etj
Kushtet Financiare të Shërbimit
Kasetat e sigurimit ofrohen në dimensione të ndryshme për t’u përshtatur me kërkesat tuaja. BKT ofron shërbimin e kasetave të sigurisë me komisione konkurruese në treg. Përveç pagesës së komisionit vjetor ju duhet të mbani të depozituar në Bankë një shumë garancie në varësi të masës për kasetën e zgjedhur.
Dimensionet e Kasetave të Sigurisë
Dimensionet e kasetave të sigurisë (cm) | Komisioni Vjetor* (TVSH e përfshirë) | Garancia** | |
---|---|---|---|
Masa 1(A) | 6.5*12.5*40 | 100 EUR | 100 EUR |
Masa 2(B) | 13*12.5*40 | 160 EUR | 160 EUR |
Masa 3(C) | 6.5*25*40 | 180 EUR | 180 EUR |
Masa 4(D) | 13*25*40 | 300 EUR | 300 EUR |
*Komisioni Vjetor është i parapagueshëm dhe i papjestueshëm.
** Garancia do të qëndrojë e bllokuar nga Banka për sa kohë Klienti do të përdor shërbimin dhe kthehet në vlerën e plotë kur Klienti mbyll shërbimin.
Pagesa e qirasë për shërbimin e kasetave të sigurisë kryhet në avancë për afatin kohor 1(një) vjeçar. Shërbimi ofrohet me rinovim automatik dhe kjo realizohet nëse ju dispononi gjendje të mjaftueshme në llogari në datën e përfundimit të Kontratës.
Aksesimi i Kasetës
Kaseta e sigurisë mund të aksesohet në çdo kohë brenda orarit zyrtar të punës në Bankë, pa paguar komision. Kaseta aksesohet nëpërmjet 2 (dy) çelësave: çelësi UNIK i Klientit dhe çelësi UNIVERSAL i Bankës. Vetëm të dy çelësat së bashku mund të hapin kasetën e sigurisë. Ju mund të veproni me sendet tuaja në një dhomë konfidenciale, totalisht në privatësi të plotë.
Avantazhet e Shërbimit
- Siguri
- Cilësi
- Besim
- Privatësi
- Edukimi për ruajtjen e sendeve me vlerë në Bankë
- Mbrojta nga ngjarjet të cilat paraqesin risk