Depozitë me interes të pagueshëm çdo 6-muaj
Nëse kërkoni një investim të sigurt në kohë dhe në interesa, atëherë për ju është depozita Rekord. Një depozitë hibride me afat standart dhe interes periodik.
- Depozita Rekord mund të hapet në monedhat Lek, Euro dhe Dollar Amerikan.
- Depozita Rekord ofrohet për 5 ose 7 vjet në Lek dhe për 2, 3, 4, 5 vjet në Euro ose Dollar Amerikan.
- Norma e interesit mbi depozitën tuaj rekord është vendosur që në momentin e parë dhe përfitimi juaj nuk do të preket nga ndryshimet e normave të interesit në treg.
- Interesi përfitohet çdo 6 muaj dhe do të kthehet nëse depozita tërhiqet përpara afatit.
- Depozita Rekord është e pa-rinovueshme automatikisht.
Bazuar në ligjin “Për Sigurimin e Depozitave” nr. 53/2014, date 22.05.2014, llogaritë dhe depozita në BKT sigurohen deri në shumën 2.500.000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave - www.asd.gov.al
Shfleto buletinin e normave të interesit