Depozita Matrushka

Depozitë me interes rritës çdo vit

Dëshironi të investoni duke përfituar interesa në rritje, por që të keni edhe fleksibilitet tërheqje pa humbur interesat e përfituara atëherë zgjidhja më e mirë është Depozita Matrushka.

  • Ju mund të zgjidhni të hapni Depozitën Matrushka në tre monedhat e ofruara Lek, Euro ose Dollar Amerikan.
  • Depozita Matrushka ofrohet për një afat 6 vjeçar.
  • Normat e interesit që do të përfitoni në depozitën tuaj janë përcaktuar që në momentin e investimit dhe përfitimi juaj nuk do të preket nga ndryshimet e normave të interesit në treg. 
  • Interesi përfitohet çdo vit dhe nuk ka detyrim kthimi edhe nëse depozita tërhiqet përpara afatit 6 vjeçar.
  • Depozita Matrushka nuk rinovohet automatikisht. Nëse ju dëshironi ta rinovoni investimin tuaj atëherë duhet të kryeni një kontratë të re me normat e interesit në fuqi në momentin e investimit. 

Bazuar në ligjin “Për Sigurimin e Depozitave” nr. 53/2014, date 22.05.2014, llogaritë dhe depozita në BKT sigurohen deri në shumën 2.500.000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave - www.asd.gov.al