Llogari Bazike

LLOGARIA E PAGESAVE ME SHËRBIME BAZIKE

Ligji Nr. 100/2023 “Për Llogarinë e Pagesave me Shërbime Bazike” garanton të drejtën për aksesin në të paktën një llogari pagese me shërbime bazike, për çdo konsumator, si një mjet i domosdoshëm për të mundësuar pjesëmarrjen në tregun financiar në Shqipëri.
 
Çfarë është një llogari pagese me shërbime bazike?
Llogaria e pagesave me shërbime bazike është një produkt që ju ofrohet konsumatorëve pavarësisht nivelit të të ardhurave, statusit të punësimit, historikut të aftësisë paguese të konsumatorëve brenda Republikës së Shqipërisë.
 
Cilët persona mund të përfitojnë?
Çdo individ, shtetas shqiptar apo shtetas i huaj rezident në Shqipëri, me ose pa shtetësi, me banim të përkohshëm ose të përhershëm në Republikën e Shqipërisë, përfshirë edhe refugjatët apo dhe personat në mbrojtje plotësuese, që kanë fituar të drejtën për azil në Republikën e Shqipërisë.
 
Çfarë shërbimesh përfshin?
Shërbimet që mundësojnë hapjen,funksionimin dhe mbylljen e llogarisë;
  • Depozitimi i fondeve;
  • Tërheqjen e fondeve në sportele dhe ATM brënda Republikës së Shqiperisë;
  • Debitime direkte;
  • Tranksaksione pagesash përmes një karte bankare përfshirë pagesat online;
  • Transfertat e kreditit përfshirë pagesa periodike, në terminale dhe në sportelet e bankës dhe platformat online.
Përfitimi i shërbimeve shtesë nuk është kusht i detyrueshëm për të hapur një llogari pagesash me shërbime bazike.
 
Kush janë kanalet e ofrimit të shërbimeve për llogarinë e pagesave me shërbime bazike?
Administrimi dhe kryerja e transaksioneve të pagesave nga llogaria e pagesave me shërbime bazike ofrohet:
  • Në rrjetin e degëve BKT
  • Nëpërmjet platformave online të ofruara nga banka.
Ku mund të hapet një Llogari me shërbime bazike?
  • Në të gjithë rrjetin e Degëve të BKT.
Në cilat monedha mund të hapet llogaria?
  • Vetëm në monedhen “LEK”.
Proçedura për hapjen e llogarisë së pagesës me shërbime bazike
  • Konsumatori paraqet kërkesën/aplikon për hapjen e llogarisë;
  • Deklaron se nuk disponon llogari pagese me shërbime bazike në banka të tjera (Kujdes!!! Për deklarime të pasakta banka mund të refuzojë hapjen e llogarisë së pagesave me shërbime bazike për një periudhë prej 24 muajsh);
  • Jep pëlqimin për verifikimin e deklaratës së dhënë;
  • Mbasi BKT përmbyll proçesin e verifikimit, njofton konsumatorin brënda 15 ditëve nga aplikimi në rast refuzimi.
Karakteristika të tjera të Llogarisë së Pagesave me Shërbime Bazike?
  • Konsumatori në rast se nuk disponon llogari të tjera pagesash në banka të tjera në Republikën e Shqipërisë, ka të drejtën të aplikojë për konvertimin e një llogarie pagese ekzistuese në një llogari pagese me shërbime bazike. Aplikimi për konvertimin e një llogarie ekzistuese është I njëjtë me aplikimin për llogari të re të pagesave me shërbime bazike;
  • Tarifa të reduktuara për shërbimet e ofruara krahasuar me llogaritë e tjera (kur është e aplikueshme);
  • Llogaria e pagesës me shërbime bazike nuk ka në asnjë moment një tepricë negative;
  • Në llogarinë e pagesës me shërbime bazike nuk mund të ofrohen shërbime kredie ose overdraft.
Dokumentacioni i nevojshëm për hapjen e llogarisë pagese me shërbime bazike:
Për individët me moshë >= 18 vjeç, me zotësi të plotë juridike për të vepruar:
  • Dokument Identifikimi (Kartë Identiteti, Pasaportë Biometrike)
  • KSHBI e firmosur nga klienti (Kontrata e Shërbimeve Bankare Individuale)
  • CIF forma e fimosur nga klienti (Dosja e Informacionit të Klientit)
  • Formulari i CRS-së (vetëdeklarimit të klientit për rezidencën tatimore) firmosur nga klienti
  • Kontratë Llogari Pagese me Shërbime Bazike
  • Deklarata e Llogarisë Bazike
Për individët me moshë 16-18 vjeç, me të drejta të kufizuara për të vepruar:
  • Dokument Identifikimi (Kartë identiteti, Pasaportë Biometrike)
  • Dokument Identifikimi i prindit apo kujdestarit ligjor
  • KSHBI e firmosur nga vetë klienti dhe prindi apo kujdestari ligjor (Kontrata e Shërbimeve Bankare Individuale)
  • CIF forma e firmosur nga vetë klienti dhe prindi apo kujdestari ligjor (Dosja e Informacionit të Klientit)
  • Formulari i CRS-së (vetëdeklarimit të klientit për rezidencën tatimore) e firmosur nga vetë klienti dhe prindi apo kujdestari ligjor
  • Kontratë Llogari Pagese me Shërbime Bazike
  • Deklarata e Llogarisë Bazike
Për individët me moshë 14-16 vjeç, me të drejta të kufizuara për të vepruar:
  • Dokument Identifikimi (Çertifikatë Lindje e 3 muajve të fundit ose Pasaportë Biometrike)
  • Dokument Identifikimi i prindit apo kujdestarit ligjor
  • KSHBI e firmosur nga vetë klienti dhe prindi apo kujdestari ligjor (Kontrata e Shërbimeve Bankare Individuale)
  • CIF forma e firmosur nga vetë klienti dhe prindi apo kujdestari ligjor (Dosja e Informacionit të Klientit)
  • Formulari i CRS-së (vetëdeklarimit të klientit për rezidencën tatimore) e firmosur nga vetë klienti dhe prindi apo kujdestari ligjor
  • Kontratë Llogari Pagese me Shërbime Bazike
  • Deklarata e Llogarisë Bazike
Për individët me moshë nën 14 Vjeç:
  • Dokument Identifikimi (Çertifikatë Lindje e 3 muajve të fundit ose Pasaportë Biometrike)
  • Dokument Identifikimi i Aplikantit (prindi apo kujdestari ligjor)
  • Çertifikatë Familjare (nevojitet për identifikimin e prindërve)
  • CIF forma e firmosur nga prindi apo kujdestari ligjor (Dosja e Informacionit të Klientit)
  • Formulari i CRS-së (vetëdeklarimit të klientit për rezidencën tatimore) e firmosur nga prindi apo kujdestari ligjor
  • KSHBI e firmosur nga prindi/ kujdestari ligjor /Kontratë Depozite Fëmija Im e firmosur nga prindi/ kujdestari ligjor (Kontrata e Shërbimeve Bankare Individuale)
  • Kontratë Llogari Pagese me Shërbime Bazike
  • Deklarata e Llogarisë Bazike
Individë me Zotësi të Kufizuar juridike për të vepruar:
  • Dokument Identifikimi (Letërnjoftim /Kartë Identiteti, Pasaportë Biometrike)
  • Dokument Identifikimi i kujdestari ligjor
  • Vendim Gjykate për emërimin e kujdestarit ligjor
  • KSHBI e firmosur nga kujdestari ligjor (Kontrata e Shërbimeve Bankare Individuale)
  • CIF form e firmosur nga kujdestari ligjor (Dosja e Informacionit të Klientit)
  • Formulari i CRS-së (vetëdeklarimit të klientit) firmosur nga kujdestari ligjor
  • Kontratë Llogari Pagese me Shërbime Bazike
  • Deklarata e Llogarisë Bazike
Për individë jorezidentë:
  • Mjet Identifikimi
  1. Pasaportë, brenda afatit të skadencës.
  2. ID, kartë identiteti (vetëm për vendet e BE-së), brenda afatit të skadencës.
  • Leje pune
  • Leje qëndrimi
  • Kontratë pune
  • Kontratë qeraje
  • Kodi Fiskal
  • KSHBI e firmosur nga klienti (Kontrata e Shërbimeve Bankare Individuale)
  • CIF form e firmosur nga klienti (Dosja e Informacionit të Klientit)
  • Formulari i CRS-së (vetëdeklarimit të klientit) firmosur nga klienti
  • Kontratë Llogari Pagese me Sherbime Bazike
  • Deklarata e Llogarise Bazike
Për individët me shtetësi amerikane:

      1. Shtetas amerikanë taksapagues:
  • Forma W9 – e cila duhet të jetë e plotësuar saktë në të gjitha fushat e saj (si, Emri, Adresa, TIN) dhe e firmosur nga shtetasi amerikan.
  • Deklarata e Pëlqimit – e cila duhet të jetë e plotësuar saktë në të gjitha fushat e saj dhe e firmosur nga shtetasi amerikan.
  • Mjet identifikimi
  • KSHBI e firmosur nga klienti (Kontrata e Shërbimeve Bankare Individuale)
  • CIF form e firmosur nga klienti (Dosja e Informacionit të Klientit)
  • Formulari I CRS-së (vetëdeklarimit të klientit për rezidencën tatimore) firmosur nga klienti
  • Kontratë Llogari Pagese me Shërbime Bazike
  • Deklarata e Llogarisë Bazike
 2. Shtetas amerikanë jo taksapagues:
  • Forma W8BEN – e cila duhet të jetë e plotësuar saktë në të gjitha fushat e saj (si, Emri, Adresa) dhe e firmosur nga shtetasi amerikan.
  • Deklarata e Pëlqimit – e cila duhet të jetë e plotësuar saktë në të gjitha fushat e saj dhe e firmosur nga shtetasi amerikan.
  • Mjet identifikimi
  • KSHBI e firmosur nga klienti (Kontrata e Shërbimeve Bankare Individuale)
  • CIF form e firmosur nga klienti (Dosja e Informacionit të Klientit)
  • Formulari i CRS-së (vetëdeklarimit të klientit) firmosur nga klienti
  • Kontratë Llogari Pagese me Shërbime Bazike
  • Deklarata e Llogarisë Bazike
Për individët që perfaqësohen me prokurë, për përfaqësuesin kërkohet:
  • Mjet identifikimi I vlefshëm I përfaqësuesit (Kartë Identiteti, Pasaportë Biometrike)
  • KSHBI e firmosur nga klienti (përfaqësuesi) (Kontrata e Shërbimeve Bankare Individuale)
  • CIF form e firmosur nga klienti (përfaqësuesi) (Dosja e Informacionit të Klientit)
  • Formulari I CRS-së (vetëdeklarimit të klientit) firmosur nga klienti (përfaqësuesi)
  • Prokurë e vlefshme
Ju lutemi shkarkoni dokumentin që përmban informacion mbi tarifat.

Sugjerime dhe ankesa?
  • Sugjerimet & Ankesat mund ti drejtoni në çdo moment në kanalet e ankesave të ofruara nga BKT (https://www.bkt.com.al/sugjerime-ankesa). 
  • Në rast të refuzimit të hapjes së llogarisë së pagesave me shërbime bazike ose ankesave të tjera lidhur me zbatimin e parashikimeve të Ligjit Nr. 100/2023 “Për Llogarinë e Pagesave me Shërbime Bazike”, konsumatori mund ti drejtohet për ankesa gjithashtu dhe Bankës së Shqipërisë
Bazuar në ligjin “Për Sigurimin e Depozitave” nr. 53/2014, date 22.05.2014, llogaritë dhe depozita në BKT sigurohen deri në shumën 2.500.000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave -  www.asd.gov.al