Procedura për ekzekutimin e cmimit më të mirë për klientin ne zbatim të Ligjit nr. 62/2020 "Për Tregjet e Kapitalit”
1. FAKTORËT E EKZEKUTIMIT MË TË MIRË- Çmimi; është çmimi për njësi i instrumentit financiar.
- Shpejtësia; është koha që duhet të përmbushet kërkesa e klientit.
- Madhësia; është sasia e njësive të instrumentit financiar që klienti do të tregtojë.
- Likuiditeti instrumentit financiar; është lehtësia për ta tregtuar instrumentin financiar të kërkuar
Banka mund tu ofrojë realizimin e urdhrave klientëve të saj, por është e detyruar të plotësojë testin e përshtatshmërisë për klientin.
3. RADHA E EKZEKUTIMIT TË URDHËRAVE
Përparësi në ekzekutimin e urdhërave kanë klientët e bankës. Pas këtij ekzekutimi, Banka mund të ekzekutojë urdhëra në favorin e vet. Në qoftë se janë disa klientë, atyre i shërbehet në bazë të parimit "I shërbehet atij që vjen i pari"
4. INFRASTRUKTURA E PERDORUR
BKT për të marrë kuotimin më të mirë në treg përdor platforma të licensuara në tregun ndërkombëtar të instrumentave financiare sic janë:
- Bloomberg dhe Refinitiv.
- Platforma të brokerave të licensuar në tregun ndërkombëtar të instrumentave financiarë si INTERACTIVE BROKER, STONEX etc.
- Kontakte të drejtpërdrejta me banka dhe brokera të licensuar në tregun ndërkombëtar të instrumentave financiarë, sic janë Intesa SPA, CommerzBank, SOCGEN, JP MORGAN, DEUTSCHE BANK, DZ BANK, etj
5. MARRJA E ÇMIMIT MË TË MIRË
Instrumentat financiarë tregtohen në tregun ndërkombëtar dhe në tregun e brendshëm:
- Instrumenta financiare që tregtohen në tregun ndërkombëtar BKT, nëpërmjet infrastrukturës së saj të komunikimit, Bloomberg dhe Refinitiv komunikon me minimumi 3 brokera dhe përzgjedh çmimin më të mirë. Në rastet kur BKT tregton nga/për portfolin e vet, duhet që të japë cmimin më mirë të kuotuar në tregun ndërkombëtar shtuar një marzh-fitimi që është i përshtatshëm për bankën.
- Instrumenta financiare që tregtohen në tregun e brendshëm BKT, nëpërmjet infrastrukturës së saj të komunikimit, Bloomberg dhe Refinitiv komunikon me bankat vendase dhe përzgjedh çmimin më të mirë. Në rastet e shit/blerjes nga/për llogari të vet, logarit minimumin duke interpoluar rezultatet e ankandeve të fundit dhe duke shtuar një marzh-fitimi që është i përshtatshëm për bankën.
BKT hyn në traksaksione për të përmbushur kërkesat e klientëve të saj me banka dhe brokera, të cilët kanë kaluar procesin e KYC dhe AML dhe vendosjes së një limit tregtimi. Shlyerja e pagesave bëhet sipas parimit " Shlyerje kundrejt pagesës DVP (Delivery Versus Payment)". BKT kujdeset që procesi i DVP të realizohet në kohe dhe në përputhje me kushtet e rëna dakord për shit/blerjen e instrumentit financiar.
Në qofte se procesi DVP dështon për arsye të paaftësisë paguese të klientit ose të paaftësisë së gjetjes së instrumentit financiar, BKT me përvojën që ka do të mundohet të zgjidhë këtë ndalesë që të gjitha palët të ngelin të kënaqur.
7. TRANSPARENCA
Në momentin e hyrjes në një transaksion shit/blereje të një instrumenti financiar, klienti mund ti kërkojë bankës që ti vërtetojë se ka marrë ëmimin më të mirë. Banka në këtë rast është e detyruar të tregojë:
- Në rastin kur banka bën rolin e ndërmjetësit midis blerësit dhe shitësit, banka tregon komunikimet me brokerat e ndryshëm (minimum 3 brokera)
- Në rastin kur shet nga portofoli i vet, banka tregon (nëse ka) kuotimet që kanë kontributorë të ndryshëm për instrumentin financiar që do të tregtohet.