Çmime dhe Vlerësime

VLERËSIMET DHE ÇMIMET E BKT

Që nga privatizimi i saj në vitin 2000, Banka Kombëtare Tregtare ka qenë në fokusin e zhvillimeve dhe vlerësimeve të njëpasnjëshme.

Një kronologji e detajuar e arritjeve dhe vlerësimeve ndër vite pasqyrohet më poshtë.


Emea Finance vlerëson Bankën Kombëtare Tregtare për të trembëdhjetën herë me 4 çmime të rëndësishme

Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar si "Banka më e Mirë në Shqipëri" dhe "Banka më Novatore". Gjithashtu i është akorduar "Çmimi i Gjithëpërfshirjes Financiare’’ dhe është vlerësuar epara Mobile Wallet App si ‘’Produktit më i Mirë” për vitin 2023 në Evropën Qendrore - Lindore dhe Bashkësinë e Shteteve Të Pavarura nga EMEA Finance në edicionin e gjashtëmbëdhjetë të eventit “Çmime për Bankat Evropiane për vitin 2023”. Lexo të plotë


Banka Kombëtare Tregtare vlerësohet nga Global Finance si ‘’Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2024’’

Global Finance shpalli çmimet e saj për të 31-in vit radhazi për bankat më të mira në Evropën Qendrore dhe Lindore për vitin 2024. Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, Global Finance vlerësoi Bankën Kombëtare Tregtare me çmimin “Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2024”. Lexo të plotë

 

JCR Eurasia Rating konfirmon BKT me notën ‘'AAA (Alb)''

JCR Eurasia Rating ka vlerësuar strukturën e konsoliduar të Banka Kombëtare Tregtare Sh.A dhe ka konfirmuar notën e vlerësimit ‘’AAA (alb)’’ në terma afatgjatë përsa i përket kreditimit në nivel kombëtar dhe vlerësimin ‘’J1+ (alb)’’ në terma afatshkurtër për kreditimin në nivel kombëtar me një perspektivë ‘’Të qëndrueshme’’. Për më tepër, ka vlerësuar Kreditimin Afatgjatë Ndërkombëtar në Monedhë të Huaj dhe Vendase të BKT-së me notën “BB”, pozicionuar në përputhje me nivelin e vendit ku operon, Shqipërisë, me perspektivë ‘’Të qëndrueshme’’.


Çmime të akorduara nga VISA International

Partneri VISA International i ka akorduar BKT-së dy çmime për rezultate të shkëlqyera të performancës me kartat Visa si edhe si banka më e mirë për pranimin e kartave Visa.


BKT vlerësohet nga Euromoney Market Leaders si Bankë Lider në Treg për Zgjidhjet Dixhitale

Euromoney Market Leaders një program akreditimi i nisur në vitin 2022, ka renditur BKT, si Bankë Lider në Treg për Zgjidhjet Dixhitale. Renditja bazohet në burime të shumta të dhënash cilësore dhe sasiore, të ofruara nga vetë bankat por edhe nga referencat e klientëve, për të sjellë një pamje reale dhe objektive të liderëve të industrisë. Një ekip i specializuar analistësh duke përdorur një metodologji rigoroze, ndërtojnë renditje sipas kategorive dhe shteteve, duke krijuar kështu një indeks global të bankave lider që shërben si një udhëzues për të identifikuar bankat me rëndësi të veçantë.


Banka Kombëtare Tregtare vlerësohet nga Global Finance si ‘’Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2023’’

Global Finance shpalli çmimet e saj për të 30-in vit radhazi për bankat më të mira në Evropën Qëndrore dhe Lindore për vitin 2023. Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, Global Finance vlerësoi Bankën Kombëtare Tregtare me çmimin “Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2023”.

Në njoftimin për shtyp revista Global Finance thekson se fituesit e çmimeve të këtij viti janë ato banka që trajtuan me kujdes e përkushtim nevojat e klientëve në tregje në zhvillim dhe arritën rezultatet më të mira duke hedhur kështu themelet për suksese të mëtejshme në të ardhmen. Lexo të plotë

 

JCR Eurasia Rating konfirmon BKT me notën ‘'AAA (Alb)''

JCR Eurasia Rating ka vlerësuar strukturën e konsoliduar të Banka Kombëtare Tregtare Sh.A dhe ka konfirmuar notën e vlerësimit ‘’AAA (alb)’’ në terma afatgjatë përsa i përket kreditimit në nivel kombëtar dhe vlerësimin ‘’J1+ (alb)’’ në terma afatshkurtër për kreditimin në nivel kombëtar me një perspektivë ‘’Të qëndrueshme’’. Për më tepër, ka vlerësuar Kreditimin Afatgjatë Ndërkombëtar në Monedhë të Huaj dhe Vendase të BKT-së me notën “BB”, pozicionuar në përputhje me nivelin e vendit ku operon, Shqipërisë, me perspektivë ‘’Të qëndrueshme’’.  Lexo të plotë


Vlerësime nga Finance Central Europe për vitin 2022

Finance Central Europe në eventin “Top South East Europe Bank Rankings 2022” në përvjetorin e saj të 23, vlerësoi CEO-n e bankës Z. Seyhan Pencablıgil dhe Bankën Kombëtare Tregtare me çmime të shumta. Lexo të plotë


Global Finance - BKT “Banka më e mirë në Shqipërı për vitin 2022”

NEW YORK, 25 Mars 2022- Global Finance shpalli çmimet e saj për të 29-in vit radhazi për bankat më të mira në Evropën Qëndrore dhe Lindore për vitin 2022. Në njoftimin për shtyp revista Global Finance vlerëson Bankën Kombëtare Tregtare me çmimin “Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2022”. Ky çmim i marrë nga kjo revistë prestigjoze thekson vlerësimin e saj ndër vite ndaj BKT. Lexo të plotë


Emea Finance vlerëson BKT për të dymbëdhjetën herë “Banka më e Mirë në Shqipëri” dhe ‘’Banka më novatore në Shqipëri’’

Tiranë, Shqipëri (5 Gusht 2022) - Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar si "Banka më e Mirë në Shqipëri", "Banka më inovative" dhe njohja e  “SMART Banking si Produktit më i Mirë” për vitin 2021 në Evropën Qendrore - Lindore dhe Bashkësinë e Shteteve Të Pavarura nga EMEA Finance në edicionin e katërmbëdhjetë të eventit “Çmime për Bankat Evropiane për vitin 2021”.

Çmimet si "Banka më e Mirë në Shqipëri" për të dymbëdhjetën herë rradhazi, "Banka më Inovative" si edhe “ SMART Banking si Produktit më i Mirë” për vitin 2021 në rajon të marra nga kjo revistë prestigjoze theksojnë vlerësimin e saj ndër vite ndaj BKT. EMEA Finance theksoi se; ne jemi të nderuar që jemi në gjendje t'i japim bankës këtë vlerësim të rëndësishëm sërish në paketën e çmimeve Europe Banking Awards 2021. Lexo të plotë

 

Medalja "BEST BUY"

Sipas humultimit të tregut nga kompania zviceriane ICERTIAS International Certification Association GmbH, shqiptarët kanë zgjedhur BKT si institucionin e tyre financiar për raportin më të mirë të cilësisë së shërbimeve bankare në Shqipëri për vitet 2021/2022. Këtu mund të lexoni Raportin e Plotë


EMEA

Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar si "Banka më e Mirë në Shqipëri" dhe "Banka më inovative" për vitin 2020 në Evropën Qendrore - Lindore dhe Bashkësinë e Shteteve Të Pavarura nga EMEA Finance në edicionin e trembëdhjetë “Çmime për Bankat Evropiane për vitin 2020”. Çmimet si "Banka më e Mirë në Shqipëri" për të dhjetën herë si dhe "Banka më Inovative" në rajon të marra nga kjo revistë prestigjoze theksojnë vlerësimin e saj ndër vite ndaj BKT.Lexo raportin e plotë


GLOBAL FINANCE

Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve për Bankat më të mira në Evropën Qëndrore dhe Lindore për vitin 2021, Global Finance vlerësoi Bankën Kombëtare Tregtare me çmimin “Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2021”. Vlerësimi i bankave u realizua nga redaktorët e Global Finance, pas shumë konsultimeve të kujdesshme me drejtuesit e korporatave financiare, bankierë dhe konsulentë bankarë si dhe me analistë në të gjithë botën. Në përzgjedhjen e bankave më të mira, Global Finance analizoi faktorët sasiorë objektiv dhe ata subjektiv. Në kriterët objektiv të vlerësuar përfshiheshin: rritja e aseteve, përfitueshmëria, shtrirja gjeografike, marrëdhëniet strategjike, zhvillimet dhe inovacionet e reja në produkte bankare. Ndërsa në kriterët subjektiv përfshiheshin opinionet e analistëve të kapitalit, analistëve të vlerësimit të kredisë, konsulentëve bankarë dhe të ekspertëve të tjerë të përfshirë në industrinë bankare.Lexo raportin e plotë


THE BANKER

Tiranë, Shqipëri (2 Dhjetor 2021) – Banka Kombëtare Tregtare (BKT) është vlerësuar si “Banka e Vitit në Shqipëri për vitin 2021” nga revista prestigjoze financiare "The Banker". “Çmimi i Bankës së Vitit në Shqipëri” për vitin 2021 është një tregues i performancës së jashtëzakonshme që BKT ka arritur gjatë këtyre viteve. Ne vazhdojmë të marrim çmime të shumta prestigjioze vit pas viti, duke reflektuar forcën dhe ndikimin rritës në peizazhin financiar në të gjithë Shqipërinë.Lexo raportin e plotë


JCR EURASIA RATING RIVLERËSON BKT ME ‘AAA (ALB)

JCR Eurasia Rating ka shpallur Notën e Vlerësimin Kombëtar për Bankën Kombëtare Tregtare Sh.A. me ‘AAA (Alb)’ në terma afatgjatë, e cila tregon shkallën më të lartë të investimit, dhe 'A-1+ (Alb)' në terma afatshkurtër me një perspektivë 'Të Qëndrueshme' për të dy vlerësimet. Vlerësimet në Terma Afatgjatë për Monedhën Lokale dhe ato të Huaja janë “BB/'Të Qëndrueshme” duke reflektuar kështu kufirin e vendit ku ndodhet edhe aksioneri kryesor, Turqia (BB/'Të Qëndrueshme) dhe kufirin e vendit kryesor ku operon BKT, Shqipëria (BB/'Të Qëndrueshme).Lexo raportin e plotë

 

JCR Eurasia Rating rivlerëson BKT me ‘AAA (Alb)

JCR Eurasia Rating, gjatë vlerësimeve periodike, ka vlerësuar Bankën Kombëtare Tregtare Sh.A. me një situatë “të qëndrueshme” respektivisht me një vlerësim ‘AAA (Alb)’ në terma afatgjatë në kredi dhe me një vlerësim A-1+ (Alb)’ situatën në terma afatshkurtër në kredi, Vlerësimet në terma afatgjatë për monedhën lokale dhe ato të huaja janë ‘BB+’, duke reflektuar kështu kufirin e vendit ku ndodhet aksioneri kryesor, Turqia (BB+), dhe një notë më të lartë se vendi ku renditet Shqipëria (BB). Këtu mund të lexoni Raportin e Plotë


“BANKA E VITIT NË SHQIPËRI PËR VITIN 2020” - The Banker

Tiranë, Shqipëri (2 Dhjetor 2020) - Banka Kombëtare Tregtare (BKT) u zgjodh si "Banka e Vitit në Shqipëri për vitin 2020" nga revista prestigjoze financiare "The Banker". “The Banker”, pjesë e Financial Times, ka siguruar inteligjencë financiare globale që prej viti 1926. Publikimet e tyre ofrojnë një burim kryesor të të dhënave dhe analizave në sektorin bankar, duke funksionuar si një indeks i përdorur gjerësisht nga bankat e gjithë globit. Ngjarja gala e ndarjes së çmimeve u mbajt online përmes platformës TheBanker.Com me pjesëmarrjen e bordit ekzekutiv të bankave të ftuara. Këtu mund të lexoni Raportin e Plotë


EMEA Finance vlerëson BKT për të dhjetën herë “BANKA MË E MIRË NË SHQIPËRI”

Tiranë, Shqipëri (25 maj 2021) - Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar si "Banka më e Mirë në Shqipëri" dhe "Banka më inovative" për vitin 2020 në Evropën Qendrore - Lindore dhe Bashkësinë e Shteteve Të Pavarura nga EMEA Finance në edicionin e trembëdhjetë “Çmime për Bankat Evropiane për vitin 2020”. Këtu mund të lexoni Raportin e Plotë


Vlerësime nga Finance Central Europe për vitin 2020

Finance Central Europe në eventin “Top South East Europe Bank Rankings 2020” në përvjetorin e saj të 21-të, vlerëson CEO-n e bankës Z. Seyhan Pencabligil dhe Bankën Kombëtare Tregtare me çmimet:

  • ‘Bankieri më i mirë në Shqipëri për vitin 2020’ - Z. Seyhan Pencabligil, CEO, Banka Kombëtare Tregtare Sh.A, Tiranë, Shqipëri
  • ‘Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2020’- Banka Kombëtare Tregtare Sh.A, Tiranë, Shqipëri
  • ‘Banka më e mirë në Shqipëri për sa i përket qëndrueshmërisë së aseteve për vitin 2020’- Banka Kombëtare Tregtare Sh.A, Tiranë, Shqipëri
  • ‘Banka më e mirë në Shqipëri për sa i përket qëndrueshmërisë së kapitalit për vitin 2020’- Banka Kombëtare Tregtare Sh.A, Tiranë, Shqipëri
  • ‘Banka më e mirë në Shqipëri për sa i përket Fitimit Para Taksave për vitin 2020’ - Banka Kombëtare Tregtare Sh.A, Tiranë, Shqipëri
 

“Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2020” – nga “Global Finance”

Revista prestigjioze Global Finance vlerëson vlerëson BKT me çmimin “Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2020” gjatë ceremonisë së 27-të të ndarjes së çmimeve vjetore ‘Bankat më të Mira në Botë’. Këtu mund të shikoni Raportin e Plotë

 

Vlerësime nga “Finance Central Europe” për vitin 2019

Finance Central Europe në eventin “Top South East Europe Bank Rankings 2019” në përvjetorin e saj të 20-të, vlerëson CEO-n e bankës Z. Seyhan Pencabligil me cmimet “Bankieri më i mirë në Shqipëri për vitet 1999 – 2019, për 20 vjet ” dhe “Bankeri më i mirë në Shqipëri për vitin 2019 “ dhe Bankën Kombëtare Tregtare me çmimet “Banka më e mirë në Shqipëri për vitet 1999 – 2019, për 20 vjet” , “Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2019”, “Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2019 për Fitimin Para Taksave” dhe “Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2019 për ROE”.


AAA (Alb) në Terma Afatgjatë në Nivel Kombëtar- nga “JCR Eurasia Rating”

JCR Eurasia Rating, ka vlerësuar Bankën Kombëtare Tregtare (BKT) për të dymbëdhjetën herë rradhazi me notën 89.69 ‘AAA (Alb) dhe me një situatë të qëndrueshme në terma afatgjatë në nivel kombëtar. Vlerësimi i dhënë për BKT nënkupton një nivel shumë të lartë të përputhshmërisë me parimet e kodit shqiptar për Qeverisjen e Korporatave, një perspektivë pozitive si dhe shkallën në nivelin a/Ekselent. Këtu mund të shikoni Raportin e Plotë


“Banka më e Mirë në Shqipëri për vitin 2019” nga “The Banker”

Banka Kombëtare Tregtare (BKT) u zgjodh si "Banka e Vitit në Shqipëri për 2019" nga "The Banker" e cila është konsideruar si burimi kryesor bankar dhe financiar i botës, duke siguruar informacion mbi inteligjencën financiare globale që nga viti 1926. Këtu mund të shikoni Raportin e Plotë

AAA (Alb) – nga JCR Eurasia Rating

JCR Eurasia Rating, gjatë vlerësimeve periodike vlerësoi për të njëmbëdhjetën herë rradhazi Bankën Kombëtare Tregtare (BKT) në terma afatgjatë dhe afatshkurtër në nivel kombëtar me ‘AAA (Alb)’ dhe ‘A-1+ (Alb)’ respektivisht, me një situatë “të qëndrueshme” për të dyja vlerësimet. Si dhe, ka përcaktuar Notën Afatgjatë Ndërkombëtare në Monedhë të Huaj dhe Vendase të BKT-së në “BBB-E qëndrueshme”, një nivel më lart se vlerësimi maksimal i vendit. Këtu mund të shikoni Raportin e Plotë


“BANKA MË E MIRË NË SHQIPËRI” - “EUROMONEY”

Si vlerësim i performancës së jashtëzakonshme dhe lidershipit në tregun bankar, Banka Kombëtare Tregtare, fiton çmimin “Banka më e mirë në Shqipëri”, për të shtatën herë, nga "Euromoney Magazine", një prej revistave financiare më të rëndësishme në botë.


Banka më e Mirë në Shqipëri për vitin 2018 - nga “EMEA Finance”

Revista prestigjioze EMEA Finance, zgjedh BKT për të nëntin vit rradhazi si “Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2018”. Ky çmim thekson edhe një herë vlerësimin e kësaj reviste kundrejt BKT përgjatë viteve.


“BANKA MË E MIRË NË SHQIPËRI PËR 2019” - GLOBAL FINANCE

Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar me çmimin “Banka më e mirë në Shqipëri për 2019” nga revista amerikane Global Finance gjatë ceremonisë së 26-të të ndarjes së çmimeve vjetore ‘Bankat më të Mira në Botë’.

 

BANKA MË E MIRË NË SHQIPËRI PËR 2018 – THE BANKER

Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar me çmimin “Banka më e mirë në Shqipëri për 2018” nga “The Banker". Të konsideruar si vlerësimet më të rëndësishme të industrisë bankare, çmimet “Banka më e mirë e vitit” nga The Banker u shpërndanë përsëri midis institucioneve më prestigjoze në fushën financiare.


AAA (Alb) – nga JCR Eurasia Rating

JCR Eurasia Rating, ka rivlerësuar BKT me AAA (Alb) për të dhjetën herë radhazi në terma afatgjatë në nivel kombëtar e cila tregon nivelin më të lartë të investimit, dhe në terma afatshkutër në nivel kombëtar me notën ‘A-1+ (Alb)’, me një situatë “të qëndrueshme” për të dyja vlerësimet.
Për më tepër, ka përcaktuar Notën Afatgjatë Ndërkombëtare në Monedhë të Huaj dhe Vendase të BKT-së në “BBB-”, një nivel më lart se vlerësimi maksimal i vendit.


Banka më e Mirë në Shqipëri për vitin 2017 - nga “EMEA Finance”

EMEA Finance, e cila shpërndan çdo vit çmimet për bankat dhe institucionet financiare më të mira, zgjodhi BKT për të tetin vit rradhzi si “Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2017”. Ky sukses erdhi si vlerësim ndaj BKT e cila vijoi me sukses ristrukturimin, ndryshimin dhe përshtatjen e bankës për vitet dhe sfidat në vazhdim.

 

Banka më e mirë në Shqipëri për 2017 – nga The Banker

Banka Kombëtare Tregtarerivlerësohet për të tetën herë si “Banka më e mirë në Shqipëri për 2017” në fushën e industrisë së shërbimeve financiare nga një prej revistave më prestigjoze financiare, "The Banker", publikim i Financial Times, i cili përzgjedh çdo vit bankat më të mira në botë.


Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2017 – nga "Euromoney"

Vlerësimet ndërkombëtare për BKT vazhdojnë! Këtë rradhë revista e mirënjohur britanike Euromoney e vlerëson për vitin 2017 BKT sërish për të gjashtën herë rradhazi si "Banka më e mirë në Shqipëri".


Banka më e Mirë në Shqipëri për vitin 2016 - nga “EMEA Finance”

Çmimet dhe vlerësimet vazhdojnë të reflektojnë suksesin e BKT në sektorin bankar. Banka Kombëtare Tregtare është zgjedhur për të shtatin vit rradhazi si “Banka më e Mirë në Shqipëri për vitin 2016” nga revista prestigjoze EMEA Finance.


AAA (Alb) – nga JCR Euroasia Rating

JCR – Eurasia Rating, rikonfirmon për të nëntën herë rradhazi vlerësimin e saj për BKT me "AAA (Alb)" dhe me një situatë “të qëndrueshme” në terma afatgjatë në nivel kombëtar që tregon nivelin më të lartë të investimit.

 

THE BANKER” RIVLERËSON BKT PËR TË SHTATËN HERË SI “BANKA MË E MIRË NË SHQIPËRI”

Si vlerësim i performancës së jashtëzakonshme dhe lidershipit në tregun bankar, Banka Kombëtare Tregtare, fiton çmimin “Banka më e mirë në Shqipëri për 2016” nga një prej revistave më prestigjoze financiare, "The Banker", një publikim i Financial Times.


JCR Eurasia Rating vlerëson BKT-në me AAA (Alb) për Qeverisjen e Korporatave

JCR Eurasia Rating, duke vlerësuar praktikat e qeverisjes së korporatave të BKT-së, ka vlerësuar bankën me 87,06 (AAA (Alb)/Distinctive) pikë nga 100 për nivelin e përgjithshëm të pajtueshmërisë me Kodin e Qeverisjes së Korporatave në Shqipëri dhe rregulloret e lidhura.


Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2016 – nga "Euromoney"

Vlerësimet ndërkombëtare për BKT vazhdojnë! Revista e mirënjohur britanike Euromoney e vlerëson për vitin 2016 BKT sërish për të pestën herë rradhazi si "Banka më e mirë në Shqipëri”.


AAA (Alb) – nga JCR Euroasia Rating

JCR - Eurasia Rating, rikonfirmon për të tetën herë rradhazi vlerësimin e saj për BKT me "AAA (Alb)".

 

Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2015 - nga “EMEA Finance”

Revista EMEA Finance riafirmon për të gjashtin vit rradhazi vlerësimin e saj për BKT si "Banka më e mirë në Shqipëri" për vitin 2015.


BKT FESTON 90 VJETORIN E SAJ ME ÇMIMIN “BANKA MË E MIRË NË SHQIPËRI” PËR TË GJASHTËN HERË NGA "THE BANKER"

Banka Kombëtare Tregtare u përzgjodh sërish si "Banka më e mirë në Shqipëri për 2015" nga "The Banker", një nga revistat më prestigjoze financiare, një publikim i Financial Times, i cili përzgjedh çdo vit bankat më të mira në botë.


AAA (Alb)– nga JCR Eurasia Rating për Qeverisjen e Korporatës për të dytën herë rradhazi

JCR-Eurasia Rating, vlerëson për të dytën herë BKT me "AAA (Alb)/Distinctive", mbi respektimin e parimeve të kodit të Qeverisjes së Korporatave.


BKT riçertifikohet me ISO 9001:2008

BKT u riçertifikua me standardin ISO 9001:2008 nga TÜV AUSTRIA CERT.


Raporti Vjetor 2014 fiton dy çmime ARC nga MERCOMM Inc.

Raporti Vjetor i BKT për vitin 2014 fitoi dy çmime ARC në konkursin botëror të raporteve vjetore nga MERCOMM Inc. Çmimin e Argjendtë për Kategorinë Banka dhe Çmimin e Nderit në Kategorinë Raporte Vjetore të Gjelbërta. Çmimet ARC konsiderohen si çmimet Oskar në publikimet zyrtare.


Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2015 – nga "Euromoney"

Vlerësimet ndërkombëtare për BKT vazhdojnë! Revista e mirënjohur britanike Euromoney e vlerëson për vitin 2015 BKT sërish për të katërtën herë rradhazi si "Banka më e mirë në Shqipëri”.


AAA (Alb) – nga JCR Eurasia Rating

JCR - Eurasia Rating, rikonfirmon për të shtatën herë rradhazi vlerësimin e saj për BKT me "AAA (Alb)".

 

Çmimi për “Përgjegjshmërinë Sociale të Korporatës për Europën Qëndrore dhe Lindore dhe për Shtetet e Pavarura të Commonwealth-it” - nga “ EMEA Finance”

Revista “EMEA Finance” vlerëson BKT me çmimin e “Përgjegjshmërisë Sociale të Korporatës për Europën Qëndrore dhe Lindore dhe për Shtetet e Pavarura të Commonwealth-it”. Ky çmim konfirmon suksesin e zbatimit të politikës së përgjegjshmërisë sociale të korporatës së BKT-së me nisma inovative që prekin aspektet më të rëndësishme të shoqërisë shqiptare.


Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2014 - nga “EMEA Finance”

Revista EMEA Finance riafirmon për të pestin vit rradhazi vlerësimin e saj për BKT si "Banka më e mirë në Shqipëri" për vitin 2014.


Banka e vitit 2014 në Shqipëri – nga “The Banker”

BKT merr edhe një tjetër vlerësim për performancën e saj të lartë gjatë vitit 2014. The Banker vlerëson BKT-në si "Banka e vitit 2014 në Shqipëri ", për të katërtën herë në pesë vitet e fundit.


AAA (Alb) – nga JCR Euroasia Rating

JCR-Eurasia Rating, rikonfirmon vlerësimin e saj për BKT me "AAA (Alb)".


AAA (Alb)– nga JCR Eurasia Rating për Qeverisjen e Korporatës

JCR-Eurasia Rating, vlerëson për të parën herë BKT me "AAA (Alb)/Distinctive", me parimet e kodit të Qeverisjes së Korporatave.


Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2014– nga "Euromoney"

Vlerësimet ndërkombëtare për BKT vazhdojnë! Këtë rradhë revista e mirënjohur britanike Euromoney e vlerëson BKT sërish për të tretën herë rradhazi si "Banka më e mirë në Shqipëri për 2014".

 

Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2013 - nga “EMEA Finance”

Revista EMEA Finance riafirmon për të katërtin vit rradhazi vlerësimin e saj për BKT si "Banka më e mirë në Shqipëri" për vitin 2013.


Çmimi i Ekselencës për Pagesat – nga Deutsche Bank

BKT merr "Çmimi i ekselencës për pagesat (STP) për 2013" nga Deutsche Bank."


Banka e vitit 2013 në Shqipëri – nga “The Banker”

BKT merr një tjetër vlerësim për performancën e saj të lartë edhe gjatë vitit 2013. The Banker vlerëson BKT-në si "Banka e vitit 2013 në Shqipëri ", për të tretën herë në katër vitet e fundit.


AA (Alb)– nga JCR Eurasia Rating për Qeverisjen e Korporatës

JCR-Eurasia Rating, vlerëson për të dytën herë BKT me "AA (Alb)", me një Nivel Përputhshmërie të Meritës me parimet e kodit të Qeverisjes së Korporatave.


AAA (Alb) – nga JCR Euroasia Rating

JCR-Eurasia Rating, rikonfirmon vlerësimin e saj për BKT me "AAA (Alb)", me perspektivë të qëndrueshme për të pestin vit rresht.


Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2013– nga "Euromoney"

BKT i shton një tjetër çmim koleksionit të vlerësimeve ndërkombëtare. Revista e shquar britanike Euromoney e vlerëson BKT sërish si "Banka më e mirë në Shqipëri për 2013".

 

Banka Lokale më e Mirë në Shqipëri-nga “ EMEA Finance”

Revista EMEA Finance riafirmon për të tretin vit rradhazi vlerësimin e saj për BKT si "Banka lokale më e mirë në Shqipëri" për vitin 2012.


Çmimi i Ekselencës për Pagesat – nga Deutsche Bank

BKT merr "Çmimi i ekselencës për pagesat (STP) për 2012" nga Deutsche Bank.


Drejtori i Përgjithshëm i vitit 2012 në Europë-nga “ EMEA Finance”

Revista EMEA Finance zgjedh Z. Seyhan Pencabligil si “Drejtori i Përgjithshëm i vitit 2012 në Europë”. Ky vlerësim nxjerr edhe një herë në pah kontributin e Z. Pencabligil në menaxhimin e qëndrueshëm dhe strategjik të BKT-së, duke e bërë atë një nga institucionet më të suksesshme në Europë.


AA (Alb)– nga JCR Eurasia Rating për Qeverisjen e Korporatës

JCR-Eurasia Rating, vlerëson BKT me "AA (Alb)", me një Nivel Përputhshmërie të Meritës me parimet e kodit të Qeverisjes së Korporatave. Ky është vlerësimi i parë i një kompanie shqiptare për përputhshmërinë me Kodin e Qeverisjes së Koproratave.


Banka më e mirë në Shqipëri – nga “Euromoney”

Çmimet dhe vlerësimet vazhdojnë të reflektojnë suksesin e BKT-së në tregun shqiptar. Revista e shquar britanike Euromoney e vlerëson BKT si "Banka më e mirë në Shqipëri për 2012".


AAA (Alb) – nga JCR Euroasia Rating

JCR – Eurasia Rating, rikonfirmon vlerësimin e saj për BKT me "AAA (Alb)", me perspektivë të qëndrueshme për të katërtin vit rresht.


Sistemi i Manazhimit të cilësisë – nga TUV Austria

"TUV Austria" i jep BKT-së çertifikatën Sistemi i manazhimit te cilesise ISO 9001:2008 e aplikueshme për shërbimet bankare.

 

Banka e vitit në Shqipëri – nga “The Banker”

BKT vazhdon performancën e saj të lartë edhe gjatë vitit 2011. The Banker vlerëson BKT-në si "Banka e vitit në Shqipëri ", për të dytin vit radhazi.


Çmimi për Pagesat – nga Wells Fargo

BKT merr "Çmimi për pagesat (STP) për 2011" nga Wells Fargo.


Banka Lokale më e Mirë në Shqipëri – nga “ EMEA Finance”

Revista EMEA Finance riafirmon vlerësimin e saj për BKT si "Banka më e mirë në Shqipëri" për vitin 2011.


AAA (Alb) – nga JCR Euroasia Rating

JCR – Eurasia Rating, rikonfirmon vlerësimin e saj për BKT me notën "AAA (Alb)", me perspektivë të qëndrueshme për të tretin vit radhazi.


Nota “B1” – nga Moody’s

Moody’s konfirmoi vlerësimin "B1" të BKT-së, vlerësimi më i lartë që Moody’s mund të japë për një subjekt shqiptar.

 

AAA (Alb) – nga JCR Eurasia Rating

JCR-Eurasia Rating, rikonfirmon vlerësimin e saj për BKT me "AAA (Alb)".


Banka e vitit në Shqipëri – nga ” The Banker”

BKT feston 85-vjetorin e themelimit të degës së saj të parë në Durrës me shumë çmime dhe vlerësime. BKT u vlerësua si " Banka më e mirë në Shqipëri " nga revista prestigjioze britanike, The Banker.


Banka Lokale më e Mirë në Shqipëri – nga “ EMEA Finance”

EMEA Finance, një tjetër revistë britanike, citoi BKT-në si "Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2010".


Çmimi i Ekselencës për Pagesat – nga Deutsche Bank

BKT ishte edhe marrës i "Çmimi i ekselencës për pagesat (STP) për 2010" nga Deutsche Bank.

 

Banka më e Mirë në Shqipëri – nga “Finance Central Europe “

 


Banka më e Mirë në Europën Juglindore – nga “Finance Central Europe “

Për të dytin vit rresht, BKT është nderuar me vlerësimin"Banka më e mirë në Shqipëri", por këtë herë e shoqëruar me vlerësimin ndërkombëtar si "Banka më e mirë në Europën Juglindore për vitin 2009".


AAA (Alb) – nga JCR Eurasia Rating

JCR Eurasia Rating vlerëson sërish BKT-në me notën AAA (Alb) për vitin 2009.

 

Banka e vitit në Shqipëri - nga “The Banker”

Revista prestigjioze britanike "The Banker" vlerësoi BKT-në si "Banka më e mirë në Shqipëri". Vlerësimi i referohet një performance të përgjithshme të lartë nëpërmjet analizës së rezultateve të fundit dhe zhvillimeve të saj strategjike dhe arritjeve të përgjithshme.