Pagesa Sigurimesh nga BKT Smart
Nëpërmjet BKT Smart mund të kryeni në çdo moment pagesat dhe rezervimin e policave të sigurimit në kohë reale, për të gjithë klientët individ. Ky është një shërbim i ofruar nga BKT, në bashkëpunim me disa Shoqëri Sigurimi.
Disa nga produktet e sigurimit që ofrohen nëpërmjet BKT Smart janë:
- Sigurimi i detyrueshëm i mjetit (TPL)
- Sigurimi Minikasko
- Sigurimi i Pronës
- Sigurimi i Shëndetit
- Sigurimi nga Aksidentet Personale
- Sigurimin i Shëndetit në Udhëtim
Nëse jeni regjistruar dhe jeni përdorues të BKT Smart, nga menuja Smart Sigurime mjafton të zgjidhni tipin e sigurimit që doni të paguani dhe të plotësoni të dhënat bazë të kërkuara në fushat përkatëse.
Pagesa Sigurimesh nga ATM
Nëpërmjet rrjetit tonë të ATM-ve, klientët individë të përzgjedhur për fushatën “Smart Insurance në ATM” do të kenë mundësinë të kryejnë pagesa dhe rezervime të policave të sigurimit në kohë reale.Ky është një shërbim i ofruar nga BKT, në bashkëpunim me shoqërinë e sigurimit SIGAL.
Produktet e sigurimit që do të ofrohen nëpërmjet ATM-ve Smart BanKomaT janë:
- Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim
- Sigurimi i Automjetit me Auto SOS
Gjeni më poshtë Termat & Kushtet për Pagesa sigurimesh në ATM.