Kush Jemi
Rrënjët e Bankës Kombëtare Tregtare datojnë në 29 nëntor të vitit 1925 me krijimin e degës së parë në godinën historike në Durrës që përfaqëson edhe institucionin financiar shqiptar më të vjetër në vend. BKT, me emërtimin që ka sot, u themelua në janar të vitit 1993 nga bashkimi i Bankës Tregtare Shqiptare dhe Bankës Kombëtare të Shqipërisë. BKT u regjistrua si shoqëri aksionere në vitin 1997 dhe sot është Banka më e madhe dhe më e vjetër në Shqipëri.
BKT përfundoi procesin e privatizimit në vitin 2000 dhe më 30 qershor 2009, Çalık Holding u bë aksioneri i vetëm i BKT.
Duke pasur një strukturë të konsoliduar të kapitalit dhe shtrirje të madhe të avantazheve konkurruese dhe të dinamikës së saj, BKT filloi një fazë të re rritjeje të suksesshme dhe të qëndrueshme. Duke qenë banka më e vjetër dhe ofruesi i parë i shërbimeve financiare në vend, BKT ka eksperiencë me rrënjë të thella, njohuri të thelluara lokale, një kulturë solide për korporatat si dhe një qasje shumë novatore të mbështetur nga vizioni i saj.
Me performancën e saj të qëndrueshme BKT vlerësohet me çmime të ndryshme prestigjioze në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, duke marrë vazhdimisht tre çmimet kryesore në industrinë bankare:
-
"Banka më e mirë në Shqipëri" nga Euromoney për të shtatën herë;
-
"Banka më e mirë në Shqipëri" nga EMEA Finance për të trembëdhjetin vit radhazi;
-
"Banka më e mirë në Shqipëri" nga The Banker për të dymbëdhjetin vit;
-
"Banka më e mirë në Shqipëri" nga Global Finance për të gjashtin vit;
Një vlerësim tjetër i rëndësishëm vjen nga JCR-Euroasia, një nga agjencitë më prestigjioze të vlerësimit në botë, duke rikonfirmuar BKT me vlerësimin AAA (Alb) që nga viti 2007 e në vazhdim.
Duke ecur përpara me vetëbesim në rrugën e rritjes së qëndrueshme, BKT vijon të ofrojë produkte, shërbime dhe zgjidhje novatore me vlerë të shtuar për një bazë të gjerë konsumatorësh me anë të një platforme të fortë shërbimesh me 63 degët e saj në Shqipëri dhe Kosovë. Kuptimi i nevojave të klientëve dhe përshtatja e transformimit dixhital të shërbimeve tona bankare për këto nevoja, e bën BKT-në të jetë shumë më afër klientëve të saj dhe të thellojë besimin dhe sigurinë ndaj tyre. E fokusuar në përkushtimin e vazhdueshëm ndaj standardeve më të larta të përsosmërisë, BKT do të vazhdojë të dominojë tregun dhe të jetë kompania më fitimprurëse në Shqipëri.