Fushata “Bonus për Klientët Ekzistues”

Periudha: 1 Tetor – 30 Nëntor 2025

BKT shpërblen klientët ekzistues digjitalë që kanë kryer transaksione financiare, por të cilët gjatë periudhës së fushatës kryejnë për herë të parë një transaksion në një kategori të re, që nuk e kanë kryer asnjëherë më parë nga kanalet online, me një bonus deri në 1,000 Lekë:
  • 100 Lekë bonus për transaksionin e parë të ri në secilën kategori të pranueshme
  • Bonusi maksimal deri në 1,000 Lekë
Klientët mund të përfitojnë një ose disa nga këto bonuse, në varësi të kushteve të përmbushura.

Termat & Kushtet

1. Periudha e Fushatës
Fushata zhvillohet nga 1 Tetor deri më 30 Nëntor 2025. Vetëm transaksionet e reja të kryera për herë të parë në kategori të caktuara gjatë kësaj periudhe janë të vlefshme.

2. Pjesëmarrësit
  • Fushata është e hapur për klientë ekzistues digjitalë të BKT që nuk kanë përfituar nga fushata Bonus për Klientët e Rinj në BKT Smart, Bonus për Ty dhe Bonus per Digital Onboarding.
  • Përfitojnë bonus vetëm nëse kryejnë një transaksion të ri për herë të parë në një kategori ku nuk kanë kryer transaksione më parë.
  • Çdo individ mund të përfitojë vetëm një herë bonusin për secilën kategori.
  • Veprimet e kryera nga stafi i BKT-së do të përjashtohen nga ky bonus.
3. Struktura e Bonuseve (deri në 1,000 Lekë në total)
100 Lekë cashback për transaksionin e parë të ri në secilën kategori të mëposhtme:
  1. Tërheqje ose Depozitim në ATM pa kartë (kliko për të parë video udhëzuese Depozitimi me QR / Tërheqje me QR)
  2. Pagesa me QR përmes menusë Smart Pay
  3. Transferta brenda BKT / brenda Shqipërisë / këmbime valutore
  4. Transferta ndërkombëtare
  5. Pagesa dogane
  6. Pagesa thesari / tatime / universitete publike
  7. Pagesa sigurimesh
  8. Pagesa e-Albania
  9. Pagesa gjobe trafiku
  10. Rimbushje telefoni
  11. Pagesa abonimesh TV (Tring & Digitalb)
  12. Pagesa faturash
  13. Hapje fond pensioni privat vullnetar*
  14. Hapje llogarie kursimi*
  15. Hapje depozite*
*Produktet (Hapje fond pensioni privat vullnetar, Hapje llogarie kursimi, Hapje depozite) duhet të jenë aktive deri në fund të periudhës së fushatës përpara dhënies së bonusit.
 
Minimumi i shumës së transaksionit per kategoritë e veprimeve të përcaktuara në vijim duhet të jetë 2000 Lekë
  1. Tërheqje dhe depozitim në ATM pa kartë
  2. Pagesa me QR përmes menusë Smart Pay
  3. Transferta brenda BKT / brenda Shqipërisë / këmbime valutore
  4. Transferta ndërkombëtare
  5. Pagesa dogane
  6. Pagesa thesari / tatime / universitete publike
 
Veprimet të cilat janë kryer më parë (për të cilat nuk do të përfitohet bonus) do të konsiderohen të gjitha veprimet e kryera nga kanalet online për periudhën nga data 1 Janar 2024 deri më 30 Shtator 2025.

4. Shpërndarja e Bonuseve
  • Bonuset janë të pavarura nga njëra-tjetra. Klienti përfiton ato bonuse për të cilat plotëson kushtet, pa qenë e nevojshme të ketë përfituar një bonus tjetër.
  • Bonusi kreditohet në llogarinë rrjedhëse të klientit në monedhën LEK, pranë BKT gjatë muajit Dhjetor 2025.
  • Nëse llogaria mbyllet përpara se të kryhet shpërndarja e bonusit, bonusi nuk përfitohet.
  • Vlerës së përfituar do t’i mbahet tatimi në burim në masën 15%.
 
 
Për më shumë informacion ju lutemi na kontaktoni në info@bkt.com.al ose +355 4 22 66 288
 

Fushatat e mëparshme