Dita Mastercard

Pse të mos e kthesh të martën në ditën tënde të preferuar?

Paguaj me kartën tënde Mastercard nga BKT dhe përfito 10% cash back për blerjet e kryera çdo ditë të martë në restorante, bare, supermarkete, hotele dhe taksi. Një traditë e re që të shpërblen çdo javë!

Çfarë është “Dita Mastercard”?

“Dita Mastercard” është një fushatë shpërblyese që sjell më shumë vlerë për çdo pagesë që bëni me kartën tuaj Mastercard nga BKT.

Çdo të martë, nga data 1 korrik deri më 30 dhjetor 2025, çdo blerje që bëni në kategori të përzgjedhura si restorante, bare, supermarkete, hotele apo taksi, ju sjell 10% cash back një mënyrë e thjeshtë për të kursyer ndërsa shijoni përditshmërinë tuaj. Shuma totale e kthimit të parave nuk mund të kalojë 2500 lekë për kartë për të gjitha blerjet e pranuara në muajin kalendarik përkatës.

Kjo ofertë është e vlefshme për të gjitha kartat Mastercard të lëshuara nga BKT – qofshin ato debit apo krediti, për individë apo biznese. Mjafton të regjistroheni një herë në platformën zyrtare të fushatës në Mastercard priceless™ | Experiences make life more meaningful. dhe më pas çdo pagesë e bërë të martave do të shpërblehet automatikisht me cashback, i cili do të kreditohet në llogarinë tuaj brenda 10 ditëve.

“Dita Mastercard” është më shumë se një ofertë – është një ftesë për të krijuar një zakon të ri të këndshëm çdo javë, ku çdo e martë bëhet dita juaj e preferuar.

Për më shumë informacion dhe rregullat e plota të fushatës ju ftojmë të vizitoni: Mastercard priceless™ | Experiences make life more meaningful.

 

Fushatat e mëparshme