Regjistrohu dhe fito CASHBACK me kartat e BKT gjatë EURO 2024!

Kartat e BKT, BanKomaT dhe Prima shpërblejnë me CASHBACK gjatë EURO 2024! Mjafton të regjistroheni dhe të kryeni 10 ose më shumë transaksione mbi 3,000 lekë! Çdo kartëmbajtës i BKT mund të regjistrohet në këtë fushatë në çdo moment përgjatë kohëzgjatjes së saj.
 
Si kryhet regjistrimi:
 
Në numrin e WhatsApp +355696023003 duhet të dërgoni: “Emër Mbiemër ( 4 numrat e fundit të kartës) EURO 2024!”
 
Kushtet për të përfituar CASHBACK-un:
 
Gjatë periudhës së fushatës ju duhet të kryeni minimalisht 10 transaksione në vlerën minimale 3,000 lekë dhe do të shpërbleheni me 1,500 lekë CASHBACK!
 
  • Të vlefshme do të konsiderohen veprimet e kryera në POS fizik, brenda dhe jashtë Shqipërisë.
  • Në të njëjtën ditë në të njëjtin tregtar do të konsiderohet i vlefshëm vetëm një transaksion.
  • Pjesëmarrës në fushatë do të jenë kartat e debiti individuale dhe kartat e kreditit individuale. Veprimet do të numërohen në bazë karte (pra nuk mund të mblidhen).
  • Një kartëmbajtës mund të përfitojë vetëm një herë nga fushata. Nëse i njëjti kartëmbajtës përmbush kushtet e fushatës në të dyja kartat, atëherë do ta përfitojë vetëm një herë në kartën e kreditit.
  • Blerjet e anuluara apo të kthyera mbrapsht nuk do të numërohen.
  • Nëse nuk kryhet regjistrim paraprakisht, kartëmbajtësit nuk mund të përfitojnë nga kjo fushatë.
 
eXtra CASHBACK: Për çdo gol të kryer nga skuadra jonë kombëtare, do të shtohet edhe 500 lekë CASHBACK për çdo kartëmbajtës të regjistruar! Maksimumi i CASHBACK-ut teksa i përket golave është 5,000 lekë.
 
 
Kohëzgjatja e fushatës 14 Qershor 2024 – 14 Korrik 2024.

Fushatat e mëparshme