Paguaj me Kartat e Debitit & Kreditit Prima BKT dhe përfito 10% Cash-back

Paguaj me Kartat e Debitit & Kreditit Prima BKT dhe përfito 10% Cash-back

Blerjet me kartat e debitit dhe kreditit Prima BKT nuk kanë qenë ndonjëherë më shumë shpërblyese se ketë periudhë.
Duke plotësuar kushtet si mëposhtë përfitoni 10% “cash back” për të gjithë blerjet tuaja.

 Kushtet e fushatës:

  •    Periudha e fushatës: 7 deri me 15 Shkurt.
  •    Pjesëmarrës në fushatë janë të gjithë kartëmbajtësit e produktit të kartës se debitit dhe kreditit Prima BKT, Visa dhe MasterCard.
  •    Për të përfituar nga fushata duhet që minimalisht brenda periudhës së saj të kryeni te pakten 3 blerje.
  •    Vlera e secilës blerje duhet të jetë minimalisht 3,000 lekë.
  •    Transaksionet qe do të konsiderohen të vlefshme për këtë fushatë duhet të jenë të kryera në sektoret si : Restorante, dyqane veshjesh, argjendari, dyqane lulesh , hotele dhe SPA.
  •    Të vlefshme do të quhen blerjet në terminalet POS fizik dhe virtual të BKT-së.
  •    Brenda të njëjtës ditë tek i njëjti tregtar do të quhet e vlefshme vetëm një blerje.
  •    Shpërblimi do të jetë 10% cashback maksimumi 2,000 lekë.
  •    Shpërblimi do të jetë në bazë klienti dhe jo karte. Nëse një klient ka dy karta krediti, veprimet e njërës kartë nuk do të mblidhen me veprimet e kartës tjetër.

Fushatat e mëparshme