POSÍ, më shumë zgjidhje për një klientelë në rritje, më shumë mundësi për ty.
Nëse jeni një biznes i vogël apo i mesëm që operoni në Shqipëri dhe keni një dyqan fizik në sektorin e hotelerisë, bareve, restoranteve, marketeve apo taksive, dhe nuk keni përdorur më parë një pajisje POS, ju ftojmë të aplikoni për programin POSÍ në BKT duke nisur nga data 1 Maj. Përfitoni një terminal POS falas për një periudhë 12-mujore, me zero komision për të gjitha transaksionet me kartë deri në një shumë të paracaktuar vjetore sipas sektorit ku operoni:
- Market: Deri në €19,000 në vit.
- Hotel: Deri në €24,000 në vit.
- Bar & Restorant : Deri në €15,000 në vit.
- Taksi: Deri në €2,000 në vit.
Kriteret e Pranimit në Program
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme: Përfshirë personat fizikë dhe shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar që operojnë në sektorët (hoteleri, markete, restorante & bar apo taksi).
Bizneset “New-to-POS”: Programi është i dedikuar për bizneset që nuk kanë pasur më parë kontratë ose pajisje POS me ndonjë bankë në treg. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për bizneset që duan të fillojnë të pranojnë pagesa me kartë.
Bizneset me dyqane fizike: Programi është i hapur për të gjitha bizneset me një dyqan fizik në Shqipëri.
Detaje të Rëndësishme
Bizneset kanë mundësinë të tërhiqen nga programi në çdo moment pa penalitete. Kjo u jep atyre lirinë për të vendosur nëse duan të vazhdojnë me programin bazuar në përfitimet që marrin.
Programi do të fillojë më 1 Maj 2025 dhe do të zgjasë deri në shpërndarjen e 4,750 terminaleve POS të rinj ose deri më 30 prill 2026, cilido kusht plotësohet i pari.
Pasi të jetë arritur volumi maksimal vjetor i transaksioneve të përcaktuar për çdo sektor, do të fillojnë të aplikohen komisionet e parapërcaktuara në kontratë.
Si mund të aplikoni?
Nëse jeni një biznes që plotëson kriteret e mësipërme, ju ftojmë të vizitoni degën më të afërt të BKT-së ose të na kontaktoni 24/7 në numrin e dedikuar të Call Center 042266288.