Lajmërime

BKT RIVLERESOHET SI BANKA E VITIT 2011 NGA “THE BANKER”
Tiranë, Shqipëri (1 dhjetor, 2011) – Banka Kombëtare Tregtare (BKT) është vlerësuar me çmimin “Banka e Vitit 2011 për Shqipërinë” nga The Banker, revista e sektorit bankar, pjesë e Financial Times. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua më 30 nëntor në Intercontinental Park Lane Hotel, Londër. Çmimi iu dha z. Mehmet Usta, Kryetar i Bordit Drejtues të BKT-së, z. Seyhan Pencabligil, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi dhe z. Kaan Pekin, Drejtor i Thesarit dhe Institucioneve Financiare. 
"Te vleresohesh si Banka e Vitit 2011 per Shqiperine, diten e pervjetorit të  saj te 86 është shumë domethënëse. Gjatë vitit 2011 kemi patur një performancë të qëndrueshme dhe fitimprurëse, duke arritur një kthim mbi kapitalin prej 23 %”, - u shpreh Kryetar i Bordit Drejtues të BKT-së, z. Mehmet Usta. ”Për më tepër, krahas këtyre arritjeve, si vlerë e totalit të aseteve kemi arritur nivelin historik prej 17.24 % të pjesës së tregut në një treg ku pjesa më e madhe e bankave iu përkasin grupeve të huaja bankare”, shtoi ai.
BKT, e cila së fundi festoi 86 vjetorin e saj, është banka e dytë më e madhe dhe njëkohësisht banka më e vjetër tregtare në Shqipëri me 1.9 miliard dollarë asete dhe 1.6 miliard dollarë depozita. BKT zotëron një rrjet prej 82 degësh, 60 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 22 në Kosovë, duke e renditur BKT-në si banka më e madhe shqiptare në rajon. BKT është vlerësuar vazhdimisht si ”Banka më e mirë në Shqipëri”, ku veçohen vlerësimet si “Banka e Vitit 2010 për Shqipërinë” nga dy revistat prestigjoze nga “The Banker” dhe “EMEA Finance”Deutsche Bank i akordoi BKT Çmimin e Ekselencës “2010 Straight-Through Processing (STP) Excellence Award” për Cilësinë në Transferimin e Pagesave, gjatë vitit 2010. BKT është e vetmja bankë së cilës i është rikonfirmuar për të tretin vit radhazi nga JCR –Eurasia Rating nota AAA (Alb).

Lajmet e tjera

JCR Eurasia Rating ka vlerësuar strukturën e konsoliduar të Banka Kombëtare Tregtare Sh.A
Banka Kombëtare Tregtare vlerësohet nga Global Finance si ‘’Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2024’’
Global Finance shpalli çmimet e saj për të 31-in vit radhazi për bankat më të mira në Evropën Qendrore dhe Lindore për vitin 2024.
Emea Finance vlerëson Bankën Kombëtare Tregtare për të trembëdhjetën herë me 4 çmime të rëndësishme
Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar si "Banka më e Mirë në Shqipëri" dhe "Banka më Novatore".