Lajmërime

BANKA E VITIT
 
Tiranë, Shqipëri (7 Dhjetor, 2010) – Banka Kombëtare Tregtare (BKT) është vlerësuar me çmimin “Banka e Vitit 2010 për Shqipërinë” nga The Banker,revista e sektorit bankar, pjesë e Financial Times. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua më 2 dhjetor në Park Lane Hotel, Londër. Çmimi iu dha z. Mehmet Usta, Kryetar i Bordit Drejtues të BKT-së.
“Gjatë vitit 2010 kemi patur një performancë të qëndrueshme dhe fitimprurëse, duke arritur një kthim mbi kapitalin prej 28 %”, u shpreh Kryetar i Bordit Drejtues të BKT-së, z. Mehmet Usta. ”Për më tepër, krahas këtyre arritjeve zotërojmë 17.5 % të pjesës së tregut në një treg ku pjesa më e madhe e bankave iu përkasin grupeve të huaja bankare”, shtoi ai. BKT është banka e dytë më e madhe në Shqipëri me 1.5 miliard dollarë asete dhe 1.3 miliard dollarë depozita. BKT është banka më e vjetër tregtare në vend, me një rrjet prej 71 degësh, 58 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 13 në Kosovë, duke e renditur BKT-në si banka me e madhe në rajon. BKT është vlerësuar vazhdimisht si ”Banka më e mirë në Shqipëri” dhe së fundmi vlerësohet sërish nga revista Finance Central Europe si “Banka më e mirë për vitin 2009 në Europën Juglindore”. BKT është e vetmja bankë së cilës i është rikonfirmuar për të tretin vit radhazi nota AAA

(Alb) dhe për të pestin vit radhazi nota 1- e Fortë nga Banka e Shqipërisë.

Çmimi i Ekselencës për Pagesat – nga Deutsche Bank
BKT ishte edhe marrës i "Çmimi i ekselencës për pagesat (STP) për 2010" nga Deutsche Bank.

Lajmet e tjera

JCR Eurasia Rating ka vlerësuar strukturën e konsoliduar të Banka Kombëtare Tregtare Sh.A
Banka Kombëtare Tregtare vlerësohet nga Global Finance si ‘’Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2024’’
Global Finance shpalli çmimet e saj për të 31-in vit radhazi për bankat më të mira në Evropën Qendrore dhe Lindore për vitin 2024.
Emea Finance vlerëson Bankën Kombëtare Tregtare për të trembëdhjetën herë me 4 çmime të rëndësishme
Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar si "Banka më e Mirë në Shqipëri" dhe "Banka më Novatore".