Tiranë, Shqipëri (2 Dhjetor 2020) - Banka Kombëtare Tregtare (BKT) u zgjodh si "Banka e Vitit në Shqipëri për vitin 2020" nga revista prestigjoze financiare "The Banker". “The Banker”, pjesë e Financial Times, ka siguruar inteligjencë financiare globale që prej viti 1926. Publikimet e tyre ofrojnë një burim kryesor të të dhënave dhe analizave në sektorin bankar, duke funksionuar si një indeks i përdorur gjerësisht nga bankat e gjithë globit. Ngjarja gala e ndarjes së çmimeve u mbajt online përmes platformës TheBanker.Com me pjesëmarrjen e bordit ekzekutiv të bankave të ftuara.
Ky vit, më shumë se çdo tjetër në kujtesën e njerëzimit, i ka ofruar sektorit bankar sfida përtej çdo eksperience të mëparshme. Industria është vendosur përballë sigurimit të stabilitetit dhe qasjes së shërbimeve vitale në këtë kohë kritike. Këtë vit, vlerësuesit kanë vendosur një theks të veçantë tek bankat që kanë udhëhequr rrugën e duhur për të përmbushur nevojat e klientëve përmes inovacioneve digjitale dhe për të ruajtur qëndrueshmërinë përballë pandemisë. Një proces rigoroz dhe shumë analitik është bërë nga The Banker për të arritur vendimet e përzgjedhjes së Bankave të Vitit.
Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Z. Seyhan Pencablıgil deklaroi se:
Është një arritje e madhe për BKT të jetë Banka e Vitit në Shqipëri për të njëmbëdhjetën herë me radhë. Ne u jemi mirënjohës klientëve tanë për besimin ndaj BKT dhe për partneritetin me ne për zgjidhje inovative. Të kuptuarit të nevojave të klientëve tanë dhe përshtatja e transformimit digjital të shërbimeve tona bankare në bazë të këtyre nevojave, do të na ndihmojë të jemi shumë më afër klientëve tanë duke thelluar besimin dhe sigurinë e tyre. Për më tepër, ne kemi diferencuar tregun falë strategjisë sonë vigjilente të menaxhimit të aseteve dhe strukturës së fortë të kapitalit. Ne arritëm të prodhonim gjysmën e fitimit të sektorit deri në Shtator 2020. Përqendruar në përkushtimin e vazhdueshëm ndaj standardeve më të larta të përsosmërisë, BKT do të vazhdojë të dominojë tregun dhe të jetë kompania më fitimprurëse në Shqipëri.
Ne vazhdojmë të marrim çmime të shumta prestigjioze vit pas viti, duke reflektuar forcën dhe ndikimin rritës në sektorin financiar në të gjithë Shqipërinë.
Themeluar në vitin 1925, BKT është banka më e madhe dhe më e vjetër tregtare në Shqipëri. Me një vlerë totale të asetit prej 4.6 miliard dollarë dhe depozita totale prej 3.6 miliard dollarë, BKT u shërben klientëve të saj përmes një rrjeti prej 92 degë, nga të cilat 64 janë të vendosura në Shqipëri dhe 28 në Kosovë.