Lajmërime

Tiranë, Shqipëri (24 Mars, 2022) – Java e Parasë është një festë mbarë botërore e parasë, me fokus ndërgjegjësimin e brezit të ri për mirë-menaxhimin e financave të tyre për një të ardhme të sigurt, duke pasur parasysh mundësitë që ju ofrohen në Shqipëri.
Në datat 21-27 mars 2022, Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Shoqata Shqiptare e Bankave - AAB dhe me mbështetjen e Ministria e Arsimit dhe Sportit, shpalli Javën e Parasë 2022, nën sloganin “Tregohu i zgjuar me paranë, ndërto të ardhmen tënde!”
Banka Kombëtare Tregtare në mbështetje të Javës së Parasë, vlerësoi dhe mbështeti financiarisht konkursin e esesë më të mirë me temë “Banka digjitale dhe ndikimi i saj në rritjen e përfshirjes financiare” me studentët të Degës e Ekonomiksit / Financë-Bankë të disa Universiteteve të përzgjedhura. Studentët u ftuan t’i përgjigjeshin pyetjes së shtruar përmes realizimit të një eseje argumentuese, jo më të gjatë se 1500 fjalë, duke përmbushur kriteret e shkrimit akademik.
 
Çmimet për 5 esetë fituese janë: tabletë dhe praktikë mësimore 3-mujore në BKT.

Lajmet e tjera

JCR Eurasia Rating ka vlerësuar strukturën e konsoliduar të Banka Kombëtare Tregtare Sh.A
Banka Kombëtare Tregtare vlerësohet nga Global Finance si ‘’Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2024’’
Global Finance shpalli çmimet e saj për të 31-in vit radhazi për bankat më të mira në Evropën Qendrore dhe Lindore për vitin 2024.
Emea Finance vlerëson Bankën Kombëtare Tregtare për të trembëdhjetën herë me 4 çmime të rëndësishme
Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar si "Banka më e Mirë në Shqipëri" dhe "Banka më Novatore".