Lajmërime

Banka Kombëtare Tregtare raporton se fitimi neto në qershor 2022, vetëm për BKT Shqipëri ka rezultuar 53 mil USD krahasur me fitimin neto prej 39 mil USD të muajit qershor 2021.  Treguesit financiarë raportohen në përputhje me SNRF, Standardi Ndërkombëtar i Raportimit Financiar i cili prej më shumë se 10 vitesh është një kërkesë ligjore dhe fiskale në bazë të Ligjit të Kontabilitetit dhe kuadrit tatimor.
 
Kjo rritje por edhe të gjithë treguesit e tjerë financiarë tregojnë një performancë të shkëlqyer duke konfirmuar edhe një herë qëndrueshmërinë dhe përfitueshmërinë e lartë të BKT si edhe vendosmërinë e bankës për të vazhduar të jetë banka lider në treg dhe një nga taksapaguesit më të mëdhenj në Shqipëri. 

Lajmet e tjera

Intervistë për revistën Monitor nga Z. Seyhan Pencablıgil Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT.
Në një intervistë për revistën Monitor, Z. Seyhan Pencablıgil Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT flet rreth arritjeve gjatë vitit 2022 dhe objektivave dhe sfidave gjatë vitit 2023.
Banka Kombëtare Tregtare vlerësohet nga Global Finance si ‘’Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2023’’
Global Finance shpalli çmimet e saj për të 30-in vit radhazi për bankat më të mira në Evropën Qëndrore dhe Lindore për vitin 2023.
JCR Eurasia Rating konfirmon BKT me notën ‘'AAA (Alb)''
JCR Eurasia Rating ka vlerësuar strukturën e konsoliduar të Banka Kombëtare Tregtare Sh.A dhe ka konfirmuar notën e vlerësimit ‘’AAA (alb)’’