Lajmërime

Banka Kombëtare Tregtare vlerësohet nga Global Finance si ‘’Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2024’’ 

Global Finance shpalli çmimet e saj për të 31-in vit radhazi për bankat më të mira në Evropën Qendrore dhe Lindore për vitin 2024. Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, Global Finance vlerësoi Bankën Kombëtare Tregtare me çmimin “Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2024”.

Në njoftimin për shtyp revista Global Finance thekson se fituesit e çmimeve të këtij viti janë ato banka që trajtuan me kujdes e përkushtim nevojat e klientëve në tregje në zhvillim dhe arritën rezultatet më të mira duke hedhur kështu themelet për suksese të mëtejshme në të ardhmen.

Joseph D. Giarraputo, themelues dhe drejtor redaksie i Global Finance në njoftimin për shtyp deklaroi se: “Këtë vit ne vlerësojmë institucionet financiare të cilat ofrojnë gamën më të gjerë të shërbimeve si edhe besueshmërinë e duhur për të krijuar marrëdhënie financiare afatgjata’’ 

Vlerësimi i bankave të 22 vendeve të Evropës Qëndrore dhe Lindore, u realizua nga redaktorët e Global Finance, pas shumë konsultimeve të kujdesshme me drejtuesit e korporatave financiare, bankierë dhe konsulentë bankarë si dhe me analistë në të gjithë botën. Në përzgjedhjen e bankave më të mira, Global Finance analizoi faktorët sasiorë objektiv dhe ata subjektiv. Në kriterët objektiv të vlerësuar përfshiheshin: rritja e aseteve, përfitueshmëria, shtrirja gjeografike, marrëdhëniet strategjike, zhvillimet dhe inovacionet e reja në produkte bankare. Ndërsa në kriterët subjektiv përfshiheshin opinionet e analistëve të kapitalit, analistëve të vlerësimit të kredisë, konsulentëve bankarë dhe të ekspertëve të tjerë të përfshirë në industrinë bankare.

Referuar çmimit, Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT, Z. Seyhan Pencabligil tha:

’Ne operojmë në një treg që përballet me sfida të ndryshme si në tregun vendas ashtu edhe atë rajonal por kemi dëshmuar që ekonomia Shqiptare i ka kaluar ato me sukses dhe ka treguar fleksibilitet për të përthithur vështirësitë financiare.

Ne si BKT kemi treguar gjithmonë një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme jo vetëm në përballjen me sukses të sfidave, por edhe në tejkalim të objektivave tona çdo vit. Ne kemi një model bankar operacional të ndërtuar mirë, i cili na lejon të përballemi me çdo sfidë me një pozicion të fortë kapitali, menaxhim të rrezikut dhe tepricë në likuiditet. Kjo na lejon të jemi të mbrojtur dhe të sigurt.

Novaconi teknologjik gjithashtu është pa dyshim një nga shtyllat kryesore të sektorit bankar që i mundëson bankave jo vetëm të thjeshtësojnë proceset e tyre, të rrisin efikasitetin dhe të përmirësojnë përvojën e klientit por është edhe thelbësor në luftën kundër kërcënimeve kibernetike.’’

Lajmet e tjera

JCR Eurasia Rating ka vlerësuar strukturën e konsoliduar të Banka Kombëtare Tregtare Sh.A
Banka Kombëtare Tregtare vlerësohet nga Global Finance si ‘’Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2024’’
Global Finance shpalli çmimet e saj për të 31-in vit radhazi për bankat më të mira në Evropën Qendrore dhe Lindore për vitin 2024.
Emea Finance vlerëson Bankën Kombëtare Tregtare për të trembëdhjetën herë me 4 çmime të rëndësishme
Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar si "Banka më e Mirë në Shqipëri" dhe "Banka më Novatore".