Lajmërime

Tiranë, Shqipëri (2 Dhjetor 2021)Banka Kombëtare Tregtare (BKT) është vlerësuar si “Banka e Vitit në Shqipëri për vitin 2021” nga revista prestigjoze financiare "The Banker".

“The Banker”, pjesë e Financial Times, ka siguruar inteligjencë financiare globale që prej viti 1926. Eventi gala i ndarjes së çmimeve i konsideruar si standardi i industrisë për përsosmërinë bankare, u mbajt online përmes platformës TheBanker.Com më 2 Dhjetor 2021.

Duke ju referuar Bankës Botërore, ekonomia e Shqipërisë u godit rëndë nga pandemia Covid-19 dhe prodhimi i brendshëm bruto u tkurr në vitin 2020, por Banka Kombëtare Tregtare (BKT) demonstroi qëndrueshmëri dhe përsosmëri ndaj shërbimit të klientit për të siguruar pozicionin si lider në sektorin bankar shqiptar. Gjatë vitit 2020, banka regjistroi rritje të fitimit neto, si dhe rritje në aktive dhe në pozicionin e kapitalit të nivelit të parë. Performanca e fortë u reflektua në rritjen e kthimit nga kapitali, i cili arriti në 20.1% nga 19.7% një vit më parë, së bashku me një raport mbresëlënës kosto-të ardhura prej 35.8%.

Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtari i Bordit Z. Seyhan Pencablıgil deklaroi se: “Covid-19 ka vërtetuar rëndësinë e investimeve tona në teknologji dhe të bankingut nga telefoni në veçanti, gjatë dy viteve të fundit. Po ashtu dhe bilanci ynë shumë likuid na ofroi mundësi gjatë krizës, duke rezultuar në vitin tonë më fitimprurës ndonjëherë”.

“Çmimi i Bankës së Vitit në Shqipëri” për vitin 2021 është një tregues i performancës së jashtëzakonshme që BKT ka arritur gjatë këtyre viteve.

Ne vazhdojmë të marrim çmime të shumta prestigjioze vit pas viti, duke reflektuar forcën dhe ndikimin rritës në peizazhin financiar në të gjithë Shqipërinë.

Themeluar në vitin 1925, BKT është banka më e madhe dhe më e vjetër tregtare në Shqipëri. Me një vlerë totale të aseteve prej 4.3 miliard dollarë dhe depozita totale prej 3.4 miliard dollarë, BKT u shërben klientëve të saj përmes një rrjeti prej 61 degë të vendosura në Shqipëri.

Lajmet e tjera

JCR Eurasia Rating ka vlerësuar strukturën e konsoliduar të Banka Kombëtare Tregtare Sh.A
Banka Kombëtare Tregtare vlerësohet nga Global Finance si ‘’Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2024’’
Global Finance shpalli çmimet e saj për të 31-in vit radhazi për bankat më të mira në Evropën Qendrore dhe Lindore për vitin 2024.
Emea Finance vlerëson Bankën Kombëtare Tregtare për të trembëdhjetën herë me 4 çmime të rëndësishme
Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar si "Banka më e Mirë në Shqipëri" dhe "Banka më Novatore".