Lajmërime

“THE BANKER” RIVLERËSON BKT PËR TË TETËN HERË SI “BANKA MË E MIRË NË SHQIPËRI”

Tiranë, Shqipëri  (30 Nëntor, 2017) – Banka Kombëtare Tregtare (BKT), fiton çmimin “Banka më e mirë në Shqipëri për 2017” nga një prej revistave më prestigjoze financiare, "The Banker", një publikim i Financial Times, i cili përzgjedh çdo vit bankat më të mira në botë. Kjo është hera e tetë që BKT merr këtë çmim të nderuar në fushën e industrisë së shërbimeve financiare. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt në Londër më 29 Nëntor 2017. 

Për këtë çmim prestigjoz Kryetari i Bordit Drejtues të Bankës Z. Mehmet Ustatheksoi se:"Çmimi i Bankës së Vitit në Shqipëri, për të tetin vit, është një miratim fantastik i performancës së jashtëzakonshme që BKT ka arritur gjatë këtyre viteve. Ky vlerësim vjen si një siguri e kënaqshme që ne nuk kemi qenë të gabuar në lidhje me vendimet dhe veprimet.I përgëzoj të gjithë punonjësit tanë për përpjekjet e tyre të jashtëzakonshme dhe të nevojshme për ta bërë BKT-në bankën e madhe që ne njohim ".

Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues Z. Seyhan Pencabligil shtoi se: "Të qenit të njohur për performancën tonë në skenën ndërkombëtare për shumë vite është një arritje e jashtëzakonshme dhe i jam mirënjohës secilit prej punonjësve tanë të përkushtuar që e kanë bërë të mundur këtë. Për sa kohë ne do të vazhdojmë të jemi pranë klientëve tanë, duke kuptuar nevojat e tyre dhe duke përshtatur vizionin dhe strategjinë tonë në përputhje me këtë kuptim, unë besoj fuqishëm se do të vazhdojmë të rritemi dhe të marrim të gjitha çmimet kryesore në industrinë bankare ".

Së bashku me çmimin "Banka më e Mirë në Shqipëri" nga The Banker, BKT edhe këtë vit është vlerësuar me tre çmimet më të mëdha të industrisë bankare, duke marrë më parë edhe  "Banka më e Mirë në Shqipëri" nga "Euromoney" dhe "EMEA Finance".

BKT, e themeluar në 1925,  është banka më e madhe dhe më e vjetër në Shqipëri.  Me një total asetesh prej 3.5 miliard dollarë dhe 2.9 miliard dollarëdepozita, BKT u shërben klientëve të saj nëpërmjet  rrjetit prej 93 degësh, 67 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 26 në Kosovë.
Për më shumë informacion, vizitoni: www.bkt.com.al
 

Lajmet e tjera

JCR Eurasia Rating ka vlerësuar strukturën e konsoliduar të Banka Kombëtare Tregtare Sh.A
Banka Kombëtare Tregtare vlerësohet nga Global Finance si ‘’Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2024’’
Global Finance shpalli çmimet e saj për të 31-in vit radhazi për bankat më të mira në Evropën Qendrore dhe Lindore për vitin 2024.
Emea Finance vlerëson Bankën Kombëtare Tregtare për të trembëdhjetën herë me 4 çmime të rëndësishme
Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar si "Banka më e Mirë në Shqipëri" dhe "Banka më Novatore".