Lajmërime

BKT RIZGJIDHET SI BANKA ME E MIRE NE SHQIPERI PER VITIN  2013

Varshavë, Poloni (13 Maj, 2014) – Çmimet dhe vlerësimet vazhdojnë të reflektojnë suksesin e BKT-së në tregun shqiptar. Banka Kombëtare Tregtare është zgjedhur për të katërtin vit rradhazi si “Banka Më e Mirë në Shqipëri per vitin 2013” nga revista prestigjoze Emea Finance. 

Ceremonia e ndarjes së cmimeve u zhvillua më 13 Maj, 2014 në Varshavë, Poloni.  Në ceremoni morën pjesë  Z. Mehmet Usta, Kryetar i Bordit, Z. Ertuğrul Gürler Zv. Kryetar dhe Z. Kaan Pekin, Drejtor i Grupit të Thesarit dhe Institucioneve Financiare. Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve Z. Usta theksoi “Ne jemi krenar që rritja jonë ka qenë e vazhdueshm, produktet inovative dhe shërbimi ndaj klientit nuk kanë shkuar pa u vënë re.  Për sa kohë ne kemi zbatuar strategjinë tonë të rritjes në përputhje me vizionin tonë, ne do të vazhdojmë të qenit Banka më e mirë në Shqipëri ashtu si në të kaluarën, kur ne jemi vlerësuar si Banka më e mirë në Shqipëri tre herë nga The Banker, dy herë radhazi nga Euromoney dhe dy herë nga Finance Central Europe.

EMEA Finance është një nga revistat financiare më të rëndësishme në botë, që ndjek zhvillimet në tregjet financiare të Europës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës. EMEA Finance shpërndan çdo vit çmimet për bankat dhe institucionet financiare më të mira në këto tregje.

BKT është banka e dytë me e madhe dhe banka më e vjetër tregtare në Shqipëri me një total prej 2.74 miliardë USD në asete dhe 2.20 miliardë dollarë në depozita. Rrjeti i BKT përfshin 85 degë, nga të cilat 61 janë të vendosura në Shqipëri dhe 24 prej tyre në Kosovë, duke e bërë BKT-në bankën më të madhe shqiptare në rajon. 
 

Lajmet e tjera

JCR Eurasia Rating ka vlerësuar strukturën e konsoliduar të Banka Kombëtare Tregtare Sh.A
Banka Kombëtare Tregtare vlerësohet nga Global Finance si ‘’Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2024’’
Global Finance shpalli çmimet e saj për të 31-in vit radhazi për bankat më të mira në Evropën Qendrore dhe Lindore për vitin 2024.
Emea Finance vlerëson Bankën Kombëtare Tregtare për të trembëdhjetën herë me 4 çmime të rëndësishme
Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar si "Banka më e Mirë në Shqipëri" dhe "Banka më Novatore".