“EUROMONEY” RIVLERËSON BANKËN KOMBËTARE TREGTARE si “BANKA MË E MIRË NË SHQIPËRI” PËR TË GJASHTËN HERË RADHAZI
Tiranë, Shqipëri (6 Korrik, 2017) – Si vlerësim i performancës së jashtëzakonshme dhe lidershipit në tregun bankar, Banka Kombëtare Tregtare, fiton çmimin “Banka më e mirë në Shqipëri”, për të gjashtën herë radhazi, nga "Euromoney Magazine", një prej revistave financiare më të rëndësishme në botë. Çmimi iu dorëzua Kryetarit të Bordit Drejtues z. Mehmet Usta, në mbrëmjen gala të zhvilluar në Londër më 6 Korrik 2017.
Z. Usta, gjatë fjalimit të marrjes së çmimit u shpreh: "Çmimi Banka më e mirë në Shqipëri për të gjashtin vit rradhazi, është një tregues i performancës së jashtëzakonshme të BKT dhe i përpjekjeve tona të vazhdueshme për ti shërbyer klientëve me përkushtim gjatë gjithë këtyre viteve. Është shumë e vështirë për të arritur në krye, por është shumë më e vështirë të qëndrosh në këto nivele për një kohë të gjatë, prandaj ndihemi shumë krenarë që jemi përsëri këtu. I jemi shumë mirënjohës të gjithë klientëve dhe punonjësve për mbështetjen e vazhdueshme e cila bëri të mundur arritjen e këtij suksesi. Unë kam besim të plotë se dedikimi ynë i vazhdueshëm për të arritur standartet më të larta të përsosmërisë do të pozicionojë BKT në elitën e industrisë bankare edhe në vitet në vijim.”
BKT, e themeluar në 1925, është banka më e madhe dhe më e vjetër në Shqipëri. Me një total asetesh prej 3.1 miliard dollarë dhe 2.4 miliard dollarëdepozita, BKT u shërben klientëve të saj nëpërmjet rrjetit prej 93 degësh, 67 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 26 në Kosovë.
Për më shumë informacion, vizitoni: www.bkt.com.al
Për tu njohur me kushtet e punës të cilat do të jenë të përditësuara më datë 18 Korrik 2017, jeni të lutur të klikoni në linkun: http://bkt.com.al/harta-e-faqes