Lajmërime

Global Finance shpalli çmimet e saj për të 28-in vit rradhazi për bankat më të mira në Evropën Qëndrore dhe Lindore për vitin 2021. Në njoftimin për shtyp revista Global Finance thekson se fituesit e çmimeve të këtij viti janë ato banka që trajtuan me kujdes e përkushtim nevojat e klientëve në tregje në zhvillim dhe arritën rezultate më të mira duke hedhur themelet e sukseseve të ardhshme.

Joseph D. Giarraputo, botues dhe drejtor redaksie i Global Finance në njoftimin për shtyp deklaroi se: “Bankat po luajnë një rol kyç në rimëkëmbjen ekonomike në të gjithë botën. Çmimet tona rreth bankave më të mira nxjerrin në pah se udhëheqësit e këtyre bankave po punojnë me përkushtim në rikthimin e rritjes ekonomike dhe hartimin e një plani suksesi. Vlerësimet e këtij viti janë më të rëndësishme dhe më të vlefshme se në çdo moment në historinë e tyre 28-vjeçare, duke pasur parasysh kushtet e ekonomike të krijuara nga pandemia globale."

Vlerësimi i bankave u realizua nga redaktorët e Global Finance, pas shumë konsultimeve të kujdesshme me drejtuesit e korporatave financiare, bankierë dhe konsulentë bankarë si dhe me analistë në të gjithë botën. Në përzgjedhjen e bankave më të mira, Global Finance analizoi faktorët sasiorë objektiv dhe ata subjektiv. Në kriterët objektiv të vlerësuar përfshiheshin: rritja e aseteve, përfitueshmëria, shtrirja gjeografike, marrëdhëniet strategjike, zhvillimet dhe inovacionet e reja në produkte bankare. Ndërsa në kriterët subjektiv përfshiheshin opinionet e analistëve të kapitalit, analistëve të vlerësimit të kredisë, konsulentëve bankarë dhe të ekspertëve të tjerë të përfshirë në industrinë bankare.

Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve për Bankat më të mira në Evropën Qëndrore dhe Lindore për vitin 2021, Global Finance vlerësoi Bankën Kombëtare Tregtare me çmimin “Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2021”.

Themeluar në vitin 1925, BKT është banka më e madhe dhe më e vjetër tregtare në Shqipëri. Me një vlerë totale të asetit prej 4.9 miliard dollarë dhe depozita totale prej 3.9 miliard dollarë, BKT u shërben klientëve të saj përmes një rrjeti prej 92 degë, nga të cilat 64 janë të vendosura  Shqipëri dhe 28 në Kosovë.

Lajmet e tjera

JCR Eurasia Rating ka vlerësuar strukturën e konsoliduar të Banka Kombëtare Tregtare Sh.A
Banka Kombëtare Tregtare vlerësohet nga Global Finance si ‘’Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2024’’
Global Finance shpalli çmimet e saj për të 31-in vit radhazi për bankat më të mira në Evropën Qendrore dhe Lindore për vitin 2024.
Emea Finance vlerëson Bankën Kombëtare Tregtare për të trembëdhjetën herë me 4 çmime të rëndësishme
Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar si "Banka më e Mirë në Shqipëri" dhe "Banka më Novatore".