Lajmërime

NEW YORK, 25 Mars 2022- Global Finance shpalli çmimet e saj për të 29-in vit radhazi për bankat më të mira në Evropën Qëndrore dhe Lindore për vitin 2022. Në njoftimin për shtyp revista Global Finance vlerëson Bankën Kombëtare Tregtare me çmimin “Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2022”. Ky çmim i marrë nga kjo revistë prestigjoze thekson vlerësimin e saj ndër vite ndaj BKT.

Joseph D. Giarraputo, botues dhe drejtor redaksie i Global Finance në njoftimin për shtyp deklaroi se "Me botën financiare në një gjendje trazirash nga pushtimi rus i Ukrainës, liderët e korporatave përballen me një grup sfidash të reja në lidhje me zgjedhjen e marrëdhënieve të tyre bankare. Pas vështirësive të mëdha të shkaktuara nga pandemia, këto ndryshime kërkojnë vëmendje më të madhe ndaj marrëdhënieve tregtare globale. Çmimet tona mbështesin vendimmarrësit në përzgjedhjen e partnerëve më të mirë financiarë.”

Global Finance thekson se fituesit e çmimeve të këtij viti janë ato banka që trajtuan me kujdes e përkushtim nevojat e klientëve në tregje në zhvillim dhe arritën rezultate më të mira duke hedhur themelet e sukseseve të ardhshme.

Të gjitha përzgjedhjet u bënë nga redaktorët e Global Finance pas konsultimeve të gjera me drejtues financiarë të korporatave, bankierë, konsulentë bankarë dhe analistë në mbarë botën. Në përzgjedhjen e këtyre bankave kryesore, Global Finance mori në konsideratë faktorë sasiorë objektiv dhe subjektiv.

Në kriterët objektiv të vlerësuar përfshiheshin: rritja e aseteve, përfitueshmëria, shtrirja gjeografike, marrëdhëniet strategjike, zhvillimet dhe inovacionet e reja në produkte bankare. Ndërsa në kriterët subjektiv përfshiheshin opinionet e analistëve të kapitalit, analistëve të vlerësimit të kredisë, konsulentëve bankarë dhe të ekspertëve të tjerë të përfshirë në industrinë bankare.

Lajmet e tjera

BKT shpallet “Banka më e Mirë në Shqipëri” në Euromoney Awards for Excellence 2026
Banka Kombëtare Tregtare është shpallur “Banka më e Mirë në Shqipëri” në çmimet prestigjioze Euromoney Awards for Excellence 2026, duke vlerësuar performancën e fortë financiare të Bankës, inovacionin e vazhdueshëm dhe ndikimin pozitiv te klientët në të gjithë Shqipërinë. Kjo është hera e tetë që BKT merr nga Euromoney çmimin “Banka më e Mirë në Shqipëri”.
BKT merr certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për menaxhimin e sigurisë së informacionit
BKT ka marrë certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për Sistemin e saj të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit (ISMS), duke konfirmuar zbatimin e një kuadri të strukturuar dhe efektiv për menaxhimin e rreziqeve të sigurisë së informacionit.
Muaji i Ndërgjegjësimit për Auditimin e Brendshëm
Gjatë muajit Maj 2026, Grupi i Auditimit të Brendshëm në BKT shënoi Muajin e Ndërgjegjësimit për Auditimin e Brendshëm me një sërë aktivitetesh të konceptuara për të forcuar kuptimin mbi profesionin dhe për të nxitur dialogun në të gjithë bankën.