Lajmërime

BKT FESTON 85-VJETORIN E DEGËS SË SAJ NË VLORË
Vlorë, Shqipëri (15 Nëntor, 2011) – Banka Kombëtare Tregtare festoi 85- vjetorin e degës së saj në Vlorë, me prezencën e Prefektit të qytetit të Vlorës z. Eduard Veçani dhe të ftuarve të tjerë mjaft të rëndësishëm.  Dega BKT Vlorë është një nga institucionet më të vjetër bankarë në Shqipëri e themeluar më 15 Nëntor, 1926 në Sheshin e Flamurit në Vlorë.
Me këtë rast, arkitektura e jashtme e ndërtesës, një pikë referimi shumë e njohur në Vlorë është restauruar, ndërsa dizajni i brendshëm i degës është rinovuar në mënyrë të tillë që jo vetëm të nxjerrin në pah  karakteristikat e ndërtimit por njëkohësisht ta bëjnë degën lehtësisht më të përdorshme për klientët tanë.
“Jemi të lumtur të trashëgojmë një degë kaq të rëndësishme dhe domethënëse, dhe të gjitha veprimet tona kanë qenë në përputhje me përgjegjësinë përkatëse.  Përpjekjet tona për ta bërë bankën më të vjetër tregtare në Shqipëri, më moderne, duke siguruar produktet dhe shërbimet më të mira, do të vazhdojnë" u shpresh Seyhan Pencapligil, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues të BKT-së. 
“Në këtë përvjetor kaq të rëndësishëm dëshiroj të ndaj me ju gëzimin e lajmit të mirë që BKT, ndryshe nga shumë prej konkurrentëve të saj, ka rritur biznesin dhe depozitat e saj më shpejt se kurrë më parë. 
Dega e Vlorës është e dega e tretë më e vjetër e BKT, pas Degës së Durrësit, 85-vjetori të cilës u festua në Nëntor të vitit të kaluar.
Rreth BKT
BKT është banka e dytë më e madhe  dhe njëkohësisht banka më e vjetër tregtare në Shqipëri me 1.8 miliardë dollarë asete dhe 1.6 miliardë dollarë depozita. BKT me një rrjet prej 82 degësh, 62 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 20 në Kosovë renditet si  banka më e madhe shqiptare në rajon. BKT është vlerësuar vazhdimisht si ”Banka më e mirë në Shqipëri” dhe së fundmi vlerësohet sërish si “Banka më e mirë për vitin 2010 nga revista prestigjioze britanike The Banker”. BKT është e vetmja bankë së cilës i është rikonfirmuar për të tretin vit radhazi nga JCR-Eurasia Rating nota AAA(Alb).
 

Lajmet e tjera

Banka Kombëtare Tregtare vlerësohet nga Global Finance si ‘’Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2024’’
Global Finance shpalli çmimet e saj për të 31-in vit radhazi për bankat më të mira në Evropën Qendrore dhe Lindore për vitin 2024.
Emea Finance vlerëson Bankën Kombëtare Tregtare për të trembëdhjetën herë me 4 çmime të rëndësishme
Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar si "Banka më e Mirë në Shqipëri" dhe "Banka më Novatore".
BKT feston rihapjen e degës historike në Durrës
Sot më datë 23 nëntor në qytetin e Durrësit u festua rihapja e degës historike të BKT në këtë qytet.