Lajmërime

Banka Kombëtare Tregtare merr pjesë në Panairin e Punës 2016 
Tiranë, Shqipëri (28 Shtator, 2016) - Banka Kombëtare Tregtare (BKT) në kuadër të mbështetjes për të nxitur punësimin mori pjesë në Panairin e Punës 2016 i organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në partneritet me Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.
 BKT duke zhvilluar rrjetin e saj të degëve, mbështet programe të cilat janë të fokusuara në uljen e papunësisë në vend. Këto programe ofrojnë një mundësi të përshtatshme dhe unike për të gjithë të rinjtë duke i ndihmuar ata në zhvillimin e një karriere të sukseshme.
Ky panair u përshëndet edhe nga Ministre e Arsimit dhe Sportit Znj. Nikolla e cila theksoi se “Të gjithë kemi përgjegjësi të përbashkët për të mësuar shtigjet më të mirat dhe të më suksesshme për të rinjtë dhe të rejat e vendit”.
BKT si pjesëmarrëse mjaft e rregullt e këtyre edicioneve ofron mundësi punësimi për pozicone të ndryshme si edhe praktika punësimi për studentët që janë të interesuar.

Lajmet e tjera

Banka Kombëtare Tregtare vlerësohet nga Global Finance si ‘’Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2025”
BKT CEE 2025 - Panel diskutimi drejtuar nga Z. Seyhan Pencabligil
BKT DREJTOI TRYEZËN E DISKUTIMIT ‘’SHQIPËRIA 2030 NË BE’’ NË FORUMIN PËR EVROPËN QENDRORE DHE LINDORE ORGANIZUAR NGA INVISSO
JCR Eurasia Rating ka vlerësuar strukturën e konsoliduar të Banka Kombëtare Tregtare Sh.A