Lajmërime

Tiranë, Shqipëri, (8 Mars 2022) – Z. Seyhan Pencablıgil Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) mori pjesë në ekspozitën “Unë kam një ëndërr…” realizuar nga fotografja Jutta Benzenberg në bashkëpunim me UN Women në Shqipëri.

Fotografja përmes objektivit të saj solli në fokus ëndrrat e vajzave shqiptare nga zonat më të thella të vendit, duke sjell në vëmendje angazhimin e shoqërisë për të forcuar të drejtat e barabarta të grave dhe vajzave dhe për të sfiduar stereotipet gjinore. 

Banka Kombëtare Tregtare si pjesë e organizatës ndërkombëtare UN Women si dhe firmëtare e Parimeve të Fuqizimit të Grave në shoqëri angazhohet dhe mbështet aktivitete konkrete për të ndihmuar arritjen e barazisë gjinore, për t’i realizuar ëndrrat dhe ambiciet e tyre, si edhe përmirësim në aspektin e cilësisë të statusit të tyre socio-politik në shoqëri.
 

Lajmet e tjera

JCR Eurasia Rating ka vlerësuar strukturën e konsoliduar të “Banka Kombëtare Tregtare Sh.A.” në kategorinë e nivelit të investimit me cilësinë më të lartë të kreditit.
Mbrëmje gala në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor
Banka Kombëtare Tregtare, institucioni financiar më i madh në vend, kremtoi 100-vjetorin e rrënjëve të saj me një mbrëmje gala
BKT inauguron degën e restauruar dhe rinovuar në Vlorë – Një urë midis trashëgimisë dhe të ardhmes