Lajmërime

BKT ndihmon Romët në nevojë

Tirane, 15 nentor 2012 – Banka Kombëtare Tregtare, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Turqisë në Tiranë dhe Shoqatën e Romëve për Integrim dhe Kundër Trafikimit të Fëmijëve, në kuadër të politikave të përgjegjshmërise sociale dhuroi sot 50 pako me ndihma për familjet në nevojë nga Komuniteti Rom në Tiranë. 

Shpërndarja e pakove, të cilat përmbanin ushqime dhe materiale të tjera pastrimi dhe higjiene të mjaftueshme për të përballuar nevojat e një muaji, u bë në praninë e Zv. Ambasadores së Republikës së Turqisë në Tiranë, znj. Bengu Tetik, si dhe përfaqësuesve nga BKT z. Cuneyt Eriguc dhe z. Fatih Karli.

Familjet e përzgjedhura nga Shoqata e Romëve për Integrim dhe Kundër Trafikimit të Fëmijëve, falenderuan përfaqësuesit e ambasadës dhe të BKT-së për kontributin e tyre për lehtësimin sadopak të kushteve të rënda të jetesës.

Lajmet e tjera

JCR Eurasia Rating ka vlerësuar strukturën e konsoliduar të “Banka Kombëtare Tregtare Sh.A.” në kategorinë e nivelit të investimit me cilësinë më të lartë të kreditit.
Mbrëmje gala në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor
Banka Kombëtare Tregtare, institucioni financiar më i madh në vend, kremtoi 100-vjetorin e rrënjëve të saj me një mbrëmje gala
BKT inauguron degën e restauruar dhe rinovuar në Vlorë – Një urë midis trashëgimisë dhe të ardhmes