Lajmërime

Ceremonia e Diplomimit në FASTIP


Në 29 Tetor 2014, në ambientet e hotel “Harmonia”, 17 Studentëve të diplomuar në shtator 2014 në Fakultetin e Studimeve te Integruara me Praktikën, në Degën Menaxhim Banke, të cilët janë sponsorizuar dhe ofruar praktika pune nga Banka Kombëtare Tregtare gjatë 3 viteve të studimit,  iu dorëzuan dje zyrtarisht diplomat.

Banka Kombëtare Tregtare është partneri kryesor nga biznesi për Fakultetin e Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës.  Në këtë program unik Partnershipi Publik-Privat, midis Qeverisë Shqiptare dhe Gjermane, Universitetit të Durrësit dhe Partnerë të Biznesit Shqiptar, BKT luan rolin kryesor në mbështetjen e risive në sistemin e edukimit universitar.

Në këtë aktivitet morën pjesë Znj. Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit dhe Sportit si edhe përfaqësues të partnerëve mbështetës të këtij programi.

Z. Seyhan Pencabligil, Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues i BKT, në fjalën e tij theksoi se Banka Kombëtare Tregtare do të vazhdojë mbështetjen e studimeve në Degën Menaxhim Banke, jo vetëm këtu por edhe në Kosovë, duke bërë gjithçka që studimet e integruara pranë FASTIP-it, tani dhe në të ardhmen të shënojnë progres, duke e bërë atë një histori të vërtetë suksesi, një shembull për t’u ndjekur nga gjithë bizneset e tjera.

Lajmet e tjera

BKT shpallet “Banka më e Mirë në Shqipëri” në Euromoney Awards for Excellence 2026
Banka Kombëtare Tregtare është shpallur “Banka më e Mirë në Shqipëri” në çmimet prestigjioze Euromoney Awards for Excellence 2026, duke vlerësuar performancën e fortë financiare të Bankës, inovacionin e vazhdueshëm dhe ndikimin pozitiv te klientët në të gjithë Shqipërinë. Kjo është hera e tetë që BKT merr nga Euromoney çmimin “Banka më e Mirë në Shqipëri”.
BKT merr certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për menaxhimin e sigurisë së informacionit
BKT ka marrë certifikimin ISO/IEC 27001:2022 për Sistemin e saj të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit (ISMS), duke konfirmuar zbatimin e një kuadri të strukturuar dhe efektiv për menaxhimin e rreziqeve të sigurisë së informacionit.
Muaji i Ndërgjegjësimit për Auditimin e Brendshëm
Gjatë muajit Maj 2026, Grupi i Auditimit të Brendshëm në BKT shënoi Muajin e Ndërgjegjësimit për Auditimin e Brendshëm me një sërë aktivitetesh të konceptuara për të forcuar kuptimin mbi profesionin dhe për të nxitur dialogun në të gjithë bankën.