Lajmërime

Tiranë, Shqipëri (25 maj 2021) - Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar si "Banka më e Mirë në Shqipëri" dhe "Banka më inovative" për vitin 2020 në Evropën Qendrore - Lindore dhe Bashkësinë e Shteteve Të Pavarura nga EMEA Finance në edicionin e trembëdhjetë “Çmime për Bankat Evropiane për vitin 2020”.

Çmimet si "Banka më e Mirë në Shqipëri" për të dhjetën herë si dhe "Banka më Inovative" në rajon të marra nga kjo revistë prestigjoze theksojnë vlerësimin e saj ndër vite ndaj BKT. EMEA Finance, një nga revistat më të rëndësishme financiare në botë që ndjek zhvillimet në tregjet financiare në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikën, vlerëson çdo vit bankat dhe institucionet më të mira financiare. Dhënia e këtyre çmimeve demonstron që bankat evropiane mbeten në gjendje të mirë dhe vërteton se industria financiare mund të përballojë kriza financiare. Zhvillimet digjitale që janë bërë gjatë dekadës së fundit mbeten thelbësore dhe të vlefshme, ndërsa qasja në shërbimet financiare është duke u bërë më e lehtë dhe më gjithëpërfshirëse.

Çmimi si "Banka më Inovative" për Evropën Qendrore - Lindore dhe Bashkësinë e Shteteve të Pavarura konfirmon suksesin e BKT në revolucionin e digjitalizimit, ku klientët tanë gjithmonë e më shumë janë duke kryer transaksione bankare online (vetë-shërbim) përmes kanaleve tona alternative duke përfituar nga funksionet e reja të ofruara për klientë individ dhe biznes përmes kanaleve tona dixhitale, aplikacioni BKT Smart, platformës E-Banking dhe ATM-të e reja Super BanKomaT.

E themeluar në vitin 1925, BKT është banka më e madhe dhe më e vjetër tregtare në Shqipëri. Me një vlerë totale të aseteve prej 5 miliardë dollarë dhe depozita totale prej 4 miliardë dollarë, BKT u shërben klientëve të saj përmes një rrjeti prej 92 degësh, nga të cilat 64 ndodhen në Shqipëri dhe 28Kosovë.

Lajmet e tjera

Banka Kombëtare Tregtare vlerësohet nga Global Finance si ‘’Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2024’’
Global Finance shpalli çmimet e saj për të 31-in vit radhazi për bankat më të mira në Evropën Qendrore dhe Lindore për vitin 2024.
Emea Finance vlerëson Bankën Kombëtare Tregtare për të trembëdhjetën herë me 4 çmime të rëndësishme
Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar si "Banka më e Mirë në Shqipëri" dhe "Banka më Novatore".
BKT feston rihapjen e degës historike në Durrës
Sot më datë 23 nëntor në qytetin e Durrësit u festua rihapja e degës historike të BKT në këtë qytet.